Ballina Ravijëzime Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Instagram

Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Instagram

 

Përdoruesit e Instagram tashmë mund të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin në postimet e tyre. Është një opsion i konsideruar prej kohësh nga rrjeti social dhe tashmë pas një përditësimi të fundit të aplikacionit mund ta aktivizoni.

Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Kohështrirjen e Instagram

Duke ndjekur hapur si mëposhtë do të mund të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja në Instagram.

Navigoni në profilin tuaj

Klikoni menunë Hamburger në cepin e djathtë lart

Përzgjidhni opsionin Settings nga menuja që shfaqet

Më pas klikoni Privacy dhe më pas Posts

Klikoni sliderin ngjitur me funksionin Hide Like and View Counts

Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet individuale në Instagram

Nëse dëshironi të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja individuale, Instagram jua mundëson këtë gjithashtu.

Shtypni butonin e krijimit dhe zgjidhni Post nga opsionet

Ngarkoni imazhin ose videon dhe zgjidhni Next

Në faqen e re të postimit klikoni Advanced Settings. Do të dërgoheni tek një faqe ku mund të fshihni komentet, shpërndarjes, pëlqimet dhe shikimet

Aktivizoni opsionin Hide Like and View Counts on this post.

Kthehuni pas dhe përfundoni postimin e imazhit ose videos