Ballina Aktualitet Shteti i parë që nuk do të raportojë më rastet e reja...

Shteti i parë që nuk do të raportojë më rastet e reja me Covid

 

Singapori në përpjekje për t’u rikthyer normalitetit ka vendosur që të mos raportojë më rastet e reja ditore të Covid. Ky shtet do të jetë i pari në botë që nuk do të regjistrojë rastet me Covid, si një shenjë se pandemisë po i vjen fundi.

Vendi aziatik ka pasur masa shumë të rrepta që nga nisja e pandemisë dhe tashmë ka vendosur që t’iu japë qytetarëve më shumë liri.

Që nga nisja e pandëmisë deri tani, Singapori ka regjistruar më shumë se 62,617 raste me Covid, por tashmë rastet e reja nuk do të numërohen më.

Zyrtarët e shtetit thonë se kjo masë bëhet që qytetarët të jenë më të qetë dhe të vijojnë jetën e tyre si normalisht dhe të mos mendojnë çdo ditë për Covid. Por edhe pse është marrë kjo masë sërish do të ketë një strategji për të luftuar Covid.

Në vend që të monitorojmë numrat e infeksionit Covid-19 çdo ditë, ne do të përqendrohemi në rezultatet“, është kjo deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ana tjetër Singapori po vijon me vaksinim masiv të popullatës.