Ballina Ravijëzime Influencuesit duhet të tregojnë kur përdorin “Photoshop” në postimet e tyre/ Norvegjia...

Influencuesit duhet të tregojnë kur përdorin “Photoshop” në postimet e tyre/ Norvegjia miraton ligjin

 

Norvegjia ka miratuar një ligj që i detyron influencuesit që të tregojnë kur përdorin “Photoshop” në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Sipas ligjvënësve norvegjezë, ky ligj u miratua për të luftuar promoviimin e standardeve joreale të bukurisë, që nxisin mashtrimin e të rinjve në internet.

Ky ligj do të jetë i njëjtë edhe për kompanitë e marketingut, të cilat do të duhet t’i njoftojnë klientët e tyre për modifikimet që kanë bërë te reklamat.

Në rast se kompanitë apo influencuesit e shkelin ligjin, ata rrezikojnë të përballen me një gjobë të rëndë.