Ballina Sport Këpuca e Artë e “Euro 2020”

Këpuca e Artë e “Euro 2020”

 

Spanja kombëtarja më produktive, Juventus ‘plot’ me goleadore

Ekipet e Seria A janë më të përfaqësuar në Euro 2020, kjo edhe për faktin se Italia është protagoniste dhe shumica e futbollistëve të kësaj skuadre luajnë në elitën e futbollit të këtij vendi. Gjthashtu Serie A është e para sa u përket golave të shënuar në Evropian. Listën e kryeson skuadra e Juventusit. Nëntë gola kanë shënuar lojtarët e kësaj skuadra deri më tani.

Edhe pse i eliminuar, Cristiano Ronaldo vijon të jetë golashënuesi më i mirë i “Euro 2020” me 5 gola. Bardhezinjtë e tjerë janë Alvaro Morata i Spanjës Ramsey i Uellsit dhe Chiesa i Italisë. Gara për Këpucën e Artë do të jetë e fortë, pasi varet shumë edhe nga ecuria e skuadrës.

Patrik Schick, që 4 gola, mund të barazojë ose kalojë Ronaldon në ndeshjen ndaj Danimarkës. Dhe nëse Çekia kalon më tej, shanset shtohen akoma më shumë për sulmuesin e Bayer Leverkusen. Gjithashtu shanse të mira ka edhe Rahem Sterling. Sulmuesi i Anglisë aktualisht ka 3 gola, por përballë Ukrainës ose edhe më tej nëse Tre Luanët kalojnë me sukses, mund të ngjitej dhe të merrte ai trofeun e goleadorit.