Ballina Aktualitet Temperaturat e larta, kardiologët: Kujdes zemrën

Temperaturat e larta, kardiologët: Kujdes zemrën

 

I nxehti afrikan i ditëve të fundit me temperatura mbi 40 gradë Celcius shton më tej rrezikun për pacientët me probleme shëndetësore, e veçanërisht për ata me sëmundje të zemrës.

Mjekët kardiologë këshillojnë që të bëhet kujdes me ushqimet, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të evitohet ekspozimi gjatë pikut të vapës.

Gjatë muajve të verës duhet të mbahet një dietë ushqimore sa më e hidratuar sepse djersitja çon në dehidratim, në humbje të lëngjeve dhe kripërave në organizëm të cilat çojnë automatikisht në shpejtimin e të rrahurave të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Duhet një dietë e pasur me jeshillëqe, zarzavate, fruta, perime dhe një sasi sa më të madhe uji. Të pasktën 2-3 litra ujë duhet të konsumohen çdo 24 orë nga çdo i sëmurë kardiak”, tha Taulant Gishto, kardiolog.

Kardiologu Gishto bën apel që personat që ndjejnë lodhje, probleme në frymëmarrje apo simptoma të ngjashme t’i drejtohen specialistit.

Çdo pacient, i sëmurë kardiak ose individ që padashje mund të kthehet në pacient si pasojë e një dekompostimi të menjëhershëm, në momentin e parë që ndjen dhimbje kraharori, mbajtje fryme, të rrahura të shpejta, duhet të menaxhohet menjëherë në urgjencën më të parë kardiake. Aktualisht janë hapur qendra të ndryshme urjgencash edhe në bregdet të cilat mund të japin ndihmën e parë dhe t’i vijnë në ndihmë shumë jetëve të kërcënuara”.

Sipas specialistëve më të rrezikuar nga temperaturat e larta të këtyre ditëve janë burrat mbi 45 vjeç dhe gratë mbi 55, por nuk përjashtohen dhe të rinjtë të cilët duhet të tregojnë kujdes.

Klan News