Ballina Aktualitet Rama, Vuçiç dhe Zaev video-konferencë më 29 Qershor: Çfarë do të diskutojnë

Rama, Vuçiç dhe Zaev video-konferencë më 29 Qershor: Çfarë do të diskutojnë

 

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se më 29 Qershor do të ketë një video-konferencë të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë se Veriut,  Zoran Zaev.

Kreu i shtetit serb lajmëron se takimi do të jetë brenda kornizës së iniciativës rajonale “mini Shengen”. Vuçiç thotë se vendet tona vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet.

“Ne besojmë se do të marrim vendime përfundimtare për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore në territorin e vendeve tona, besoj se së bashku do të mundësojmë qarkullimin e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha Vuçiç.

Vuçiç thotë se ajo që ka një rëndësi të madhe është i ashtuquajturi sistemi i lejeve të punës. Sipas tij ai që merr një leje në territorin e njërit prej këtyre tre vendeve do të ketë një leje pune për secilin nga vendet.