Ballina Aktualitet OKB ngre alarmin: Po shpërdorohet ushqimi

OKB ngre alarmin: Po shpërdorohet ushqimi

 

1 miliard ton produkte të pakonsumuara përfundojnë në koshat e mbeturinave, ndikim te mjedisi

OKB kthen vëmendjen mbi dy çështjet më të rëndësishme për Tokën dhe njerëzimin. Bëhet fjalë për frenimin e ndryshimeve klimatike dhe mbi shpërdorimin ushqimor. Janë të dyja fenomene të lidhura në zinxhir, por kësaj here Organizata bën thirrje të gjitha vendeve të përshpejtojnë politikat e duhura për të ndalur shpërdorimin ushqimor.

Sipas raportit të fundit të realizuar nga Food Waste Index Report 2021, rezulton se në planetin tonë përfundojnë në koshin e plehrave rreth një mld ton ushqime të blera e të pakonsumuara. Në vend të parë të klasifikimit qëndrojnë familjet, me 11% të ushqimeve të konsumueshme, por që përfundojnë në mbeturina. Ndërsa restorantet dhe pikat e shitjes shpërdorojnë respektivisht 5% dhe 2%.

Në nivel global, çdo vit, çdo konsumator hedh poshtë mesatarisht 121 kg ushqim.

Raporti evidenton faktin se ky shpërdorim i tepruar ka impakt mjedisor, social e ekonomik  domethënës, duke vënë theksin se 8-10% e çlirimit të gazrave serrë në Tokë janë si pasojë pikërisht e tij.