Ka përfunduar mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Klan News raporton se Bullgaria nuk hoqi dorë nga vetoja për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut gjatë këtij takimi të zhvilluar sot.
Bullgaria u përfaqësua në takimin e Këshillit të Ministrave nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Rumen Alexandrov i cili tha se vendi i tij është i hapur për një dialog konstruktiv me Presidencën e ardhshme Sllovene të Këshillit të BE për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.
Alexandrov vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e reformës dhe riafirmoi mbështetjen për miratimin e kornizës negociuese me këtë shtet.