Ballina Aktualitet Tajvani merr 2.5 milionë vaksina nga SHBA

Tajvani merr 2.5 milionë vaksina nga SHBA

 

Tajvani merr 2.5 milionë doza vaksinash Covid-19  nga Shtetet e Bashkuara, dyfishi i sasisë që ishte parashikuar për këtë shtet.

Uashingtoni, duke konkurruar me Pekinin për të thelluar ndikimin gjeopolitik përmes diplomacisë së vaksinave, fillimisht kishte premtuar të dhuronte 750,000 doza, por e rriti atë numër ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden përparon premtimin e saj për të dërguar 80 milionë doza në të gjithë botën.

Instituti Amerikan në Tajvan bëri të ditur se donacioni pasqyroi angazhimin e SHBA për Tajvanin si një mik i besuar dhe një partner i rëndësishëm i sigurisë. 2.5 milionë doza të sapoardhura do të dyfishojnë numrin e vaksinave që kanë ardhur në ishull, duke përfshirë 1.24 milionë AstraZeneca që u dhuruan nga Japonia këtë muaj.

Shtetet e Bashkuara, si shumica e vendeve, nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë mbështetësi i tyre më i rëndësishëm ndërkombëtar, një gjë që ka acaruar marrëdhëniet me Kinën.

Pekini ka ofruar vaksina kineze, por qeveria në Taipei ka shprehur vazhdimisht shqetësime në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e tyre. Pavarësisht nga pandemia, Kina ka vazhduar të ushtrojë presion ndaj Tajvanit ushtarakisht, duke kërkuar të pohojë sovranitetin e saj.

Në Tajvan vetëm 6% e 23.5 milionë njerëzve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës koronavirus.