Ballina Ravijëzime Pasojat shëndetësore nga COVID 19 – Nga Msc Kosovare GJEVUKAJ – Psikologe...

Pasojat shëndetësore nga COVID 19 – Nga Msc Kosovare GJEVUKAJ – Psikologe Klinike

 

Paraqitja e pandemise , ka shfaqur ankth dhe pasiguri në botë , po e njejta edhe në vendin tonë.Kjo pandemi fatkeqësisht ka ndikuar që të rriten dhe shqetësimet e qytetarëve së qka e nesërmja mban. Gjatë periudhës së COVID- 19, ndodhen ndryshime te theksuara të gjendjes ekonomike dhe sociale, e cila rëndojë supet e personave që nuk i kanë kushtet e mira të jetesës.Në këtë relacion u shtuan edhe problemet politike , të cilat ndikuan në rritjen e stresit .Frika nga virusi bëri që njerëzit të distancohen edhe më shumë nga njeri- tjetri,si menyrë preventive , e qe në gjendjen psiqike të njerëzve nuk ndikojë aspak mirë.Madje pandemia ndikojë të shtimi i dhunës në familje dhe agresiviteti i natyrave nga më të ndryshmet .Distancimi shoqëror ishte indikator i frustrimit dhe pasigurisë.Qendrimi në izolim ofrojë shkarkim emocional .Ka kohë që po përballemi më virusin ,edhe pse vaksinimi ,maset preventive dhe izolimi kan ulë numrin e të infektuarëve dhe numrin e të vdekurëve fatmirësisht .Të qëndruarit mbrenda ka ndikuar që familjarët të qëndrojnë më shumë kohë me njeri -tjetrin ndërsa në anën tjetër te një pjesë e madhe ka pasur efekte negative të ngarkesave psiqike. Imunizimi, menagjimi i mirë i situatës , vaksinimi dhe ndonjë faktor tjetër ka bërë që rastet në Kosovë të të prekurve të ulen .Fatkeqësisht kanë mbetur pasojat shëndetësore nga virusi, por më shumë janë ato të natyrë psikologjike…