Ballina Ravijëzime Kim Jong Un pranoi krizën ushqimore në Korenë e Veriut, 1 kg...

Kim Jong Un pranoi krizën ushqimore në Korenë e Veriut, 1 kg banane shitet 45 $

 

Çmimet e ushqimeve arrijnë majat në Korenë e Veriut nga mungesa e shkaktuar prej tufaneve dhe pandemisë së COVID-19.

Kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang po përballet me një rritje madhore të çmimit të mallrave, pasi kilogrami i bananeve atje kushton 45 dollarë, që do të thotë se një banane kushton mesatarisht 6.40 dollarë.

Vendi mbështetet në import për të siguruar burime të mjaftueshme ushqimore për qytetarët për shkak se ka vështirësi në rritjen dhe prodhimin vendas. Kjo ka rezultuar në ngritjen në stratosferë të çmimeve për produktet bazë.

Kim Jong Un pranoi në një nga mbledhjet e partisë këtë javë se “çështja e ushqimit po tensionohet pasi sektori i agrikulturës dështoi me planin e prodhimit të grurit për shkak të tajfunit të vitit të shkuar”.

Janë bërë përpjekje në përmirësimin e situatës. Muajin e kaluar, fermerëve iu kërkua të kontribuonin me dy litra të urinës së tyre për të prodhuar fertilizues.

Vendi ka nevojë për 5.75 milionë ton ushqim në vit për të ushqyer popullatën. Megjithatë, këtë vit pritet që konsumi të bjerë me 1.35 milionë ton.