Ballina Aktualitet Studimi, imuniteti natyror më i lartë se vaksina

Studimi, imuniteti natyror më i lartë se vaksina

 

Ekspertët: Duhet të rishihen protokollet e vaksinimit

Imuniteti natyror i krijuar pasi një individ ka kaluar Covid-19 është i mjaftueshem për t’u mbrojtur nga virusi pa patur nevojë për vaksinë.

Në këtë përfundime kanë dale disa studime të realizuara në Izrael dhe Amerikë. Në studim janë marrë të gjithë personat që kanë kryer vaksinën, pavarësisht nëse e kanë kaluar apo jo sëmundjen.

“Tek këta njerëz që e kishin kaluar asnjë nuk u infektua, ndërkohë që kishte njerëz që nuk e kishin kaluar. Ata të pavaksinuar kishin numrin më të madh që u infektuan 99,3% dhe vetëm 0.7% ishin persona që nuk e kishin kaluar dhe që ishin vaksinuar dhe në këtë rast del që vaksina s’na mbulon 100% dhe po këta autorë dalin dhe thonë se nuk gjejmë asnjë benefit për personat që e kanë kaluar që dhe të vaksinohen”.

Nisur nga këto të dhëna, ekspertët janë të mendimit që politikat e vaksinimit duhet të rishikohen.

“Në qoftë se prioritizonim ata që s’e kanë kaluar dhe vaksinojmë ata të parët shtojmë imunitetin kolektiv sepse ne aktualisht kemi një mbivendosje të personave që e kanë kaluar dhe janë vaksinuar”.   

Studimet mbi efektet e imunitetit natyror dhe atij të fituar me anë të vaksinimit vijojnë dhe ende nuk dihet sa do të jetë kohëzgjatja e tyre.