Ballina Aktualitet 28 milionë dollarë për të shkuar në hapësirë me Jeff Bezosin

28 milionë dollarë për të shkuar në hapësirë me Jeff Bezosin

 

28 milionë dollarë është shuma që një individ ka vendosur të paguajë për të shkuar në hapësirë me themeluesin e kompanisë Amazon Jeff Bezos dhe vëllain e tij.

Kjo ishte shuma më e madhe që u pagua në ankandin e zhvilluar drejtpërdrejtë në internet të shtunën. Kompania e raketave “Blue Origin” e themeluesit të Amazonit nuk e bëri të ditur emrin e fituesit.

Njoftohet se identiteti do të bëhet i ditur në prag të fluturimit të shkurtër nga pjesa perëndimore e Teksasit me 20 korrik.

Ky do të jetë fluturimi i parë i raketës “New Shepard” me njerëz në bord duke shënuar kështu pikën kulmore të 15 testeve të suksesshme fluturimi që nga viti 2015. Nisja do të shënojë gjithashtu edhe fillimin e turizmit hapësinor për kompaninë “Blue Origin”./VOA