Ballina ED/OP Vaksina po e kthen gjendjën e normalitetit – Nga Mr.Kosovare GJEVUKAJ-Psikologe...

Vaksina po e kthen gjendjën e normalitetit – Nga Mr.Kosovare GJEVUKAJ-Psikologe Klinike

 

Edhe kjo pandemi vdekjeprurëse do të kalojë si shumë e shumë sfida të tjera të deritashme.Çka do te mbetet pas saj?Patem raste të shumta të humbjeve të familjarve dhe miqve , vdekje të shumta , por edhe shumë për fat të mirë të shëruar.Natyrisht së heronjët e COVID 19 janë i gjithë personeli mjekësor, i cili bëri shumë në këtë kohë kur vetë rrezikonin jetën e tyre ,por përsëri qëndruan të fort dhe ende edhe sot po bëjnë të pamundurën. Do të mbetet në kujtesë gjithashtu Karantina e famshme , apo izolimi dhe masat për mbrojtjën nga ky virus.Shpresa më e madhe që pritej me padurim ishte vaksinimi i popullatës për mbrojten kundër Covid-19 Rastët e të prekurëve fatmirësisht kanë rënë në gjithë botën ,po njëjtë edhe në Kosovë.Gjatë kësaj kohe u hapën edhe shumë tema lidhur me pandeminë globale.Në mjetet e informocionit dhe në rrjetët e ndryshme sociale kishte mendime dhe konspiracione , të cilat shpesh kanë ngjallur pesimizem për daljen nga situata e krijuar Dezinformatat që u plasuan në opinion nuk ishin aspak të mira dhe ndikuan negativisht edhe në psikologjinë tonë .Madje patem edhe dyshime rreth asaj se a ekziston vërtetë ky virusi ? Dihet se gjithmonë lidhur me një temë të shekullit, ka interpretime të ndryshme .Secili prej nesh ka të drejtë të mendojë ndryshe , por jo edhe të keqinformojë opinionin e gjerë. Të arriturat shkencore të deritanishme janë të mëdha, dhe duhet tu besojmë edhe në të arriturën e fundit të gjetjës adekuate të vaksinës. Paragjykimet dhe kospiracionet nuk janë aspak të duhura në një situatë të tillë .Të arriturat mjekësore dhe çdo e arritur tjetër shkencore , nuk mund të propozohet pa pasur guximin dhe dijën, në njërën anë edhe besimin nga ne për rezultate pozitive të tyre nga ana tjetër … Shpresoj që kjo situatë shumë më e mirë se para pak muajsh të vazhdojë,masat që janë ende të respektohen dhe besoi shume se do të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë dhe ti kthehemi normalitetit tonë.