Ballina Shëndet Sa më shumë netë pa gjumë aq kujtesë të dobët do të...

Sa më shumë netë pa gjumë aq kujtesë të dobët do të keni

 

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore.

Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës. Ky studim arrin në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit. Sipas këtij studimi, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteinë në tru me 21 përqind.

Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Ai ndihmon në pastrimin  e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.

Skleroza

Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut. Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza. Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, kur jetëgjatësia është më e lartë. Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.

A ka një kurë për sklerozën?

Për momentin skleroza dhe sëmundjet  e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen. Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve. Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohen këto sëmundje, aq më efikase do të jenë trajtimet dhe medikamentet.