Ballina Aktualitet Liderët e G7: Të hetohet origjina e virusit

Liderët e G7: Të hetohet origjina e virusit

 

Udhëheqësit e samitit: Të bëhet transparencë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Udhëheqësit në Samitin e G7 bëjnë thirrje për një hetim të ri dhe transparent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi origjinën e koronavirusit.

Thirrja u iniciua fillimisht nga administrata e Joe Biden pasi ai urdhëroi agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë tremujore t’i raportonin atij nëse koronavirusi e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik. Mes ekspertëve shkencorë qëndron ideja se koronavirusi e ka burimin te kafshët.

Sipas kësaj draft komunikate, G7 do të angazhohet gjithashtu për të shpërndarë 1 miliardë doza shtesë të vaksinës Covid-19 gjatë vitit të ardhshëm për të përshpejtuar mbrojtjen globale kundër sëmundjes.

Komunikata pritet të finalizohet këtë të diel me një takim tre ditor në Cornwall.

Sipas “The Guardian” në samitin e G7 do të diskutohet gjithashtu për dhënien fund të kufizimeve të panevojshme tregtare për eksportet e vaksinave. Pjesë e diskutimit do të jenë fondet e reja për të trajtuar emergjencën e klimës dhe nevoja për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë të financave publike.