Ballina Aktualitet Të mbrohet me çdo kusht. Peticion për “Urën e Zogut” – Apel...

Të mbrohet me çdo kusht. Peticion për “Urën e Zogut” – Apel nga Xhelal MZIU – deputet i Qarkut Dibër, ish-kryebashkiak i Kamzës

 

Ura e Zogut që ndodhet mbi lumin Mat në Milot, një ndër veprat më të bukura dhe të rralla në kohën e Mbretërisë, po degradohet çdo ditë. Të rinjtë kurbinas kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet me çdo kusht.

Shkatërrimi nga shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat, si dhe degradimi i urës se “Zogut’ monument Kulturë i kategorisë së parë, ka bërë që të rinjtë të ndërmarrin një aksion sensibilizues. Ata kanë kërkuar reagimin e instancave shtetërore për mbrojtjen e pasurive kombëtare dhe kthimin e tyre në atraksione turistike.