Ballina Kulturë SHPIRT GJERGJI – Nga Hasan SELIMI

SHPIRT GJERGJI – Nga Hasan SELIMI

 

Po, po jam njeri.
Do të iki larg, nuk e di se ku, por do të iki
Kështu u tha në darkën e vajit pa lot.
Jam djalë, lind nga nëna, kam shpirt, zemër kam
S`shikoj mbrapa, drejt rrugën nga të vijnë
Do lutem, psalmet s`do i harroj, as rruzuaren
Mëngjes darkë do këndoj, të dielave mendueshëm,
Shikimin nga malet lëshoj fshehurazi
Shpirtin këtu nënës do ia lë
Me vete mora zemrën, ta kem në çdo përplasje
Të hidhem pa shpirt me zemër, emër ndërruar
Gjergj s`më thërrasin kurrë
Gjergji prehet në shpirtin tim n`dorë nëne
Zemra digjet, djeg gjithçka del para (Skendër)
Mendim mbrapa
Mendim para, kur do të arrijë
Lahutën, stemën time në gji shkruar
Bashkohen shpirt e zemër në atdhe, n`burrnim
Liri e hapësirë i takon shqipes, n`male, n`qiell bashkuar
Kthehem tek nëna zemër zbuluar
Dridhen gjunjët, malli prek tokën
Shpirti turret me zemrën piqet
Tani bashkuar zemër Skendër
Gjergji ynë me shpirt.