Ballina Ravijëzime Njerëzit pa moral dhe pa ndjenja nuk mund të udhëheqin më shtetin...

Njerëzit pa moral dhe pa ndjenja nuk mund të udhëheqin më shtetin – Nga Skënder MULLIQI

 

Turpi, fajësia, mburrja …I takojne moralitetit.Ketu nuk kemi te bëjmë më raste kur dikush”zihet” ngusht në situatat e pa lakmueshme , kur njeriu ben veprime të pa ndershme në shoqëri, rrugë dhe vende të tjera publike.Ka njerez të cilët ndihen keq dher turperohen nga varferia, pamja e tyre fizike , familja apo diqka tjetër irelevante.Sigurisht së nuk është e njejtë kur turpërohemi nga gjerat e tilla, më shumë individuale , së sa nga gjerat të cilat vërtetë na bëjnë që të turpërohemi.Ndjenja e turpit duhet të ekziston kur I bëjmë keq njerëzve , kur I bjmë dëme rrethit ku jetojmë , kur I bëjmë keq shoqërisë dhe shtetit. Kjo do të duhej të turpëron secilin njeri normal.Te kthehemi të ata që po tregohen njerëz pa fije turpi, po tregohen të pa dinjitetshem dhe të pa moralshem.Nuk është lehtë që njeriu ti humb karakteristikat njerëzore, të identifikohet më licemerizem, dhe defekte të tjera .Këto retardime të trurit na kan kushtuar gjatë këtyre viteve të shtegtimit në liri. Këto defekte dhe ky dualitet i përsonaliteteve publike , këtu mendojë më shumë në njerëzitë e politikës, të cilët edhe e drejtuan shtetin.Na kan sjellur shumë të liga si shtet dhe si popull. Jo stabiliteti I tyre psiqik shumë ftyrësh, ka krijuar gjendje psihoze të shumica , ka krijuar gjendje pa rrugëdalje , gjendje deprimuese .Ai njeri apo ata njerëz të cilët nuk kan ndjenja se cila është e keqja dhe cila është e mira, janë shumë të dëmshem, dhe në situatën nepër të cilat po kalojmë , u treguan edhe shumë të rrezikshem.Ky soj I njerëzve nuk u turpëruan për veprimet e tyre shpesh paragjykuese e psikopatike. Qka të themi kur të tillët paraqitën më fytyra të tilla edhe para opinionit të gjerë public !Na paraqitën më rrena dhe më manipulime pas as një turp .Rrejnë dhe mashtrojnë pa ju livritur qerpiku. E pse? Për të mbetur në pushtet , së koka ju ka mbushur më plotë ide idioteske …!Te këta njerëz turpi si instikt moral është ruajtur bilogjikisht .Turpi njerëzit më moral I ndalon që të veprojnë në dëm të tjerëve , apo në dëm të shtetit dhe të popullit.Mu për ate edhe edhe shumica prej tyre e kan humbur besimin të populli I vet. Nuk ju besohet njerëzve të cilët janë pa fije turpi …