Alban Ramosaj ka fituar mbrëmjen e sotme edicionin e 22- të të “Këngës Magjike”. Albani ishte më i votuari nga kolegët e tij, por ai arriti të rrëmbente edhe pikët e jurisë dhe publikut. Albani konkurroi me këngën “Thikat e mia”.
“O ma, fitova”, tha Albani me sytë me lot.
“Faleminderit të gjithëve, e kam ëndërruar këtë moment dhe nuk po më besohet akoma. Faleminderit nga shpirti. Më kujtuat arsyen pse bëj muzikë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, s’kam fjalë”, tha ai.