Ballina Ravijëzime Rusia kërkon që të ndalohen reklamat e “D&G”

Rusia kërkon që të ndalohen reklamat e “D&G”

 

Depozitohet ankesë për reklamat që shfaqin çifte të të njëjtit seks

Një prokuror rus ka bërë thirrje që reklamat e “Dolce & Gabbana” në “Instagram” që shfaqin çifte të të njëjtit seks duke u puthur të ndalohen menjëherë në Rusi. Mikhail Romanov, anëtar i partisë qeverisëse, ka paraqitur ankesën në gjykatën e Shën Petërburgut. Të dyja videot ishin pjesë e fushatës ndërkombëtare të shtëpisë së modës me titull ‘Dashuria është dashuri” në prag të Shën Valentinit.

Gjykata nga ana e saj tha se pretendimi i prokurorit nuk është shqyrtuar ende sepse nuk janë përmbushur disa kërkesa administrative, duke përfshirë sigurimin e dokumenteve që mbështesin pretendimin.

Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ligjshme në Rusi, por një ligj i vitit 2013 ndaloi propagandën mbi marrëdhëniet seksuale jo-tradicionale midis të rinjve rusë.

Ndërkohë “Dolce & Gabbana” nuk ka pranuar të komentojë rastin.

Në vitin 2018, “Dolce & Gabbana” u detyrua të anulonte një shfaqje në Kinë pas nje fushate reklamuese që u konsiderua si raciste e cila çoi në bojkotimin e produkteve në vend.