Ballina Aktualitet Merkel: Pretendimet bjelloruse, kryekëput të papranueshme

Merkel: Pretendimet bjelloruse, kryekëput të papranueshme

BERLIN, GERMANY - APRIL 15: German Chancellor Angela Merkel informs the press about the latest measures of the government in the fight against the COVID-19 pandemic following a video conference with the leaders of the German federal states in the Chancellery on April 16, 2020 in Berlin, Germany. Merkel announced first steps in undoing coronavirus restrictions that have plunged the economy into a recession, with most shops allowed to open although schools must stay closed until May 4. (Photo by Christian Marquardt - Pool/Getty Images)

 

Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së.

“Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim. Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e avionit të Ryanair-it janë plotësisht të papranueshme”, tha Merkel pasi arriti në samitin e BE-së.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i konsideron të papranueshme dhe të pabesueshme shpjegimet e Minskut për detyrimin e një avioni që të zbriste në Bjellorusi dhe për arrestimin e një disidenti në bord.

Vendet e BE-së thërresin ambasadorët e Bjellorusisë

Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania iu bashkua disa vendeve evropiane që thirrën ambasadorët e Bjellorusisë në vendet e tyre, pas tronditjes për uljen e detyruar të një avioni në Minsk dhe për arrestimin e një gazetari disident që pasoi pasoi pas uljes së avionit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po ashtu i hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve bjelloruse se shkak për uljen e detyrueshme të avionit kishin qenë njoftime të besueshme se siguria e aeroplanit ishte e kërcënuar.

“Shpjegimet e dhëna deri tani nga qeveria bjelloruse për uljen e detyruar të një avioni të kompanisë Ryanair në Minsk janë absurde dhe jo të besueshme,” tha Maas.

Shumë përfaqësues të BE-së dhe të vendeve anëtare e dënuan veprimin e Minskut. Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi i indinjuar në Twitter se ulja e detyruar e avionit është “një veprim i paparë deri tani” dhe kërkoi reagime të menjëhershme nga BE dhe NATO. Edhe kryeministri polak foli për një “akt terrorizmi shtetëror”, kurse kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen deklaroi: “Çdo shkelje e rregullave ndërkombëtare të trafikut ajror duhet të kenë pasoja”.

Sanksione të specifikuara

Pas ndalimit të linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të diskutojnë edhe për sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë.

Korrespondeti i DW, Bernd Riegert, i cili po ndjek samitin e BE-së, tha se sanksionet më të mundshme janë “sanksionet e specifikuara”, ose “sanksionet e mençura”, siç quhen ato në gjuhën e Brukselit.

Këto përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe kufizimin për të udhëtuar për individët e sanksionuar, si dhe shkëputjen e Bjellorusisë nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT.

“Të gjithë udhëheqësit e BE janë të një medimi, madje edhe vendet direkte fqinjë si Polonia dhe vendet baltike. Duket se Bjellorusia ka kaluar vijën e kuqe,” njofton Riegert.

Një zyrtar i NATO-s tha se ambasadorët e aleancën ushtarake perëndimore do të diskutojnë gjithashtu për këtë incident gjatë ditës së martë./ DW