Football Benchmark, degë e KPMG që merret me analiza në botën e futbollit, publikoi vlerat e reja në treg të futbollistëve, të azhurnuara në muaji prill.
Të dhënat zbulojnë njëfarë stanjacioni krahasuar me gjashtë muajt e fundit, për shkak të, natyrisht, efekteve të pandemisë, ku shumë lojtarë po luftojnë për të rigjetur vlerat para pandemisë.
Krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, në fund të shkurtit 2021, në klasifikim shfaqet Erling Haaland. Lojtari norvegjez hyn në dhjetë vendet e para, duke u renditur i dyti, vlera e të cilit është rritur me 21 milionë euro, në vetëm dy muaj. Në vend të parë mbetet Kylian Mbappé, ndërsa podium mbyllet me Harry Kane. Nga top 10 ka dalë Sadio Mané, ndërsa ka fituar pozicione Marcus Rashford.
Lojtarët që vlejnë më shumë, klasifikimi
Kjo është renditja aktuale e 10 futbollistëve që vlejnë më shumë në botë, sipas KPMG e azhurnuar në prill 2021.
Nga pikëpamja e rritjes së vlerës, spikat natyrisht Haaland, ndjekur Phil Foden te Manchester City (87 milionë) dhe Marcos Llorente (58 milionë) – vlera e të cilëve është rritur me 17 milionë.
Federico Chiesa bëhet italiani i parë më i “çmueshëm në botë” (72 milionë euro, +17 milionë euro). Spikat edhe rritja e vlerës së André Silva në 46 milionë euro (+13 milionë krahasur me muajin shkurt).
Sa u përket kampionateve kombëtare, Premier League angleze është sërish në krye të ligave të tjera në lidhje me vlerën e futbollistëve. Vlera mesatare e tregut të një futbollisti në Premier League është aktualisht 20.1 milionë euro – thuajse dyfishi i vlerës mesatare të një lojtari të Bundesligës gjermane (11,6 milionë euro), e cila renditet e dyta për vlerën mesatare më të lartë.
Eredivisie holandeze është kampionati i parë që nuk bën pjesë te BIG-5 për vlerën mesatare të tregut më të lartë (2.8 mln euro). Është interesante të shohësh se kategoria e dytë e kampionatit anglez ka një mesatare vlere për lojtar më të lartë se kategoritë e para të kampionateve në Belgjikë, Brazil, Turqi dhe Argjentinë, siç tregon grafiku.
Fuqia financiare e futbollit anglez është e dukshme edhe në nivelin e klubeve. Katër të parët për vlerën më të lartë të skuadrës u përkasin të gjithë kategorisë së parë angleze, me Manchester City (1,1 miliardë euro) dhe Liverpool (1 miliard euro) që kapërcejnë pragun 1 miliard euro. Renditja vijon me Manchester United (907 milionë euro) dhe Chelsea (891 milionë euro). Dy klubet e para jashtë Anglisë me vlerën më të lartë të skuadrës janë FC Barcelona dhe Bayern München, me vlerë 864 milionë dhe 858 milionë euro përkatësisht.
Futbollistët me vlerën më të lartë, të cilëve po u skadon kontrata
Në fund, KPMG ofron një panoramë të tetë lojtarëve me vlerën më të lartë, të cilëve po u skadon kontrata. Natyrisht, vlerësimet në ulje ndikohen nga situata e veçantë e futbollistëve në fjalë.
Kryeson, natyrisht, Lionel Messi, vlera e tregut të të cilit është 65 milionë euro, në rënie me 52% krahasuar me një vit më parë. Ai ndiqet nga Memphis Depay (Lion – 20 milionë) dhe Kun Aguero (14 milionë), i cili do të jetë një emër i ‘nxehtë’ në merkaton e verës.
Aguero është futbollisti me humbjen më të madhe (-75%), ndjekur nga Gianluigi Donnarumma (-72%, portieri nuk e ka rinovuar ende kontratën me Milanin) dhe David Alaba (-65%).
Burimi: KPMG