Siç dihet, gjatë luftës dhe revolucionit të njohur të popullit ose kombit të madh amerikan-për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga diktati, monopoli ose “kurora” mbretërore ose kolonialiste e Anglisë ose Britanisë së Madhe-nën udhëheqjen ose komandimin e G. Washingtonit, A. Hamiltonit, Th. Adamsonit, Th. Jeffersonit etj. (ndonëse, të ndihmuar ose mbështetur edhe nga 2O. OOO luftëtarët ose vullnetarët e paguar gjerman, si dhe nga strateg ose vullnetar të tjerë ushtarak nga Europa si M. J. d’ Motier de Lafayette, C. H de Saint Simon, T. A Kosciuszko dhe të tjerë): Si duket, askujt asokohe, përveç John Adamsonit, nuk i kishte shkuar ndërmend mbi ndarjen ose pozicionimin e shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan në dy blloqe, tabore ose parti të mëdhe rivale dhe shpeshherë edhe kundërshtare ose antagoniste me njëra tjetrën. Apo, si u thonin asokohe ” antifederalistët centralistë” (republikanët) dhe “federalistët demokrat” (demokratët). Dikur me vonë nga blloqet ose taborët rivale, do lindin dhe themelohën dy partitë e mëdha institucionale dhe konstitucionale nëSHBA-s.: The Grand Old Party ( Partia Republikane, e themeluar në vitin 1854) dhe Party of the People (Partia Demokrate, e themeluar në vitin 1793). “Federalistët amerikan”, atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,”antifederalistët amerikan”, e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe “frytët” ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë.
Shih për këtë, “antifederalistët demokrat” nga ana e “federalistëve republikan” në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si “demokrat radikalist” etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë, përkatësisht, “metodave revolucionare” të “apostujve të lirisë” ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin nga ana e taborit të “antifederalistëve demokrat” në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.
Në vitin 1878 në Philadephia (Filadelfi) ishte mbajtur ose organizuar Kongresi i parë konstitucional i SHBA-s. Duke i veçuar Deklarat e njohura konstituciinale dhe juridike si ” Constitution of Unites States of America” dhe “Cheks and Balances” të miratuar në Philadelphia gjatë vitit 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj “Kongresit kontinental” të Philadephias së vitit 1744.
Në Konventën e mesipërme konstitucionale dhe institucionale, ishte vendosur që Gjorgj Uashingtoni (George Washington) të zgjidhej ose emrohej si President i parë i SHBA-s. I pasuar nga John Adamsoni (Adamsi), Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë.
U mor vesh se pavarësisht asaj nëse “ku-klux klanët”, “populistët”, “bull moosët”, “dixiecratët”, të “gjelberit”, “new frontierèt”,”revolucionarèt e majtè dhe tè “djathtè”, ose “watchdogs-ët” tjerë si “levizje”, organizata ose “parti të treta” sporadike në SHBA-s, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, revolucionare, konceptuale, ideologjike ose metodologjike si “pjesë të rëndësishme” ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale dhe institucionale në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së.
Se këndejmi, luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga ‘kurora’ e hujaj mbretërore ose monarkiste e Anglisë (B. Madhe), pos tjerash, sollën ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dyluftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.
Ndryshe nga kjo, pas vdekjës së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”, Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongresëve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine”, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.
Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriinimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj., do futëj në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.
Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921, Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme konjukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, kur Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe “goditjës së paqëllimshme” të luftanijeve amerikane nga flota ushtarake gjermane, si dhe të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917.
Ndërkaq, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët. Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929). Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.
Ndryshe nga kjo, në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” nga ana e Presidentit Amerikan, Roosevelt dhe Kryeministrit britanik, Churchill në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941 së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHB-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nèntor 1941, ishte mbajtur nè Moskè konferenca sekrete e tè deleguarve ushtarako-politik tè SHBA-s, Britanisè sè Madhe dhe Rusisè (BRSS-s) nè luftè kundèr Gjermanisè ose ndaj “paktit tè çeliktè” Romè-Berlin-Tokio, në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942 ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj. Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj. Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.
《SHBA-s dhe formula ose doktrina e njohur amerikane: Të fuqishmit dhe fitimtarët nuk i përseritin kurrë gafat ose gabimet e njëjta nga e kaluara》
“Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin, madje në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në tërë rruzullin tonë tokësorë, atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetët e Bashkuara në këtë sfond të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale.”, do theksonte dikur ish presidenti amerikan, Herbert Hoover në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së. Gjegjësisht, të paqës dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist tè Perëndimit. Platforma ose formula e presidentit Hoover, me kalimin e kohës do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit.
Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg, i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949, nga ana e tij asokohe do shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe (epokale dhe historike) të Shtetëve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: “SHBA-s duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, ashtu siç janë në të vërtetë.”
Ndonëse, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, siç u cek me sipèr, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake “Fulton” të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe “Doktrinën” e njohur të presidentit Truman.
Ndërkaq, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane “Roll Back”, e cila e detektuar ( dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe doktrinën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë, në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës, stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë, gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste.
Përderisa, Presidenti D. Eisennhower do e bënte të qartë dhe tepër sublime “Makartizmin”, respektivisht, Formulën ose Doktrinën e famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957, mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose kinezo-komunist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive.
Pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin (shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varashavës” dhe kështu me radhë.
Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë, të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe “zbuluar” në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës.
Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, duhet vërë theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, në të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutelja e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.
Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture “status quoje” ose “paqjeje të fluidshme” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953, gegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe “fazën” ose “etapën e dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët me rastin e testimit të pare nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së me1949 etj.
Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj. Gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Mesme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-s), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John Kennedy në vitin 1963, si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare. Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.
Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme, SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që në kuader të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ose atomik asokohe e kishte arrirë shifren trishtuese ose alarmante prej 5O Megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, 2O milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshaves” në dydekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike së bashku me simotrën e sajë në ish Jugosllavi etj.
Ndryshe nga kjo, mëdhëniët ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do reformohen, ridizajnohen, emancipohën dhe kurorëzohen me rastin e ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë, si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi dhe në ish Bashkimin Sovjetik për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt ose hemisfera e errët lindore ose komunosocialiste.
SHBA-së dhe 1OO mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e politikës dhe diplomacisë së re amerikane:
Ndërkohë që marëdhëniët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të lartëpërmendura bipolare ose bllokiste, sic u cek edhe me lartë, i kanë karakterizuar dhe dominar ish “lufta për Gjermaninë”, lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-s: Marëdhëniët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe (fundamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat “lufterat” ose “konfliktët e reja” ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Rusisë, Kinës etj, pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. Kjo duke filluar nga Rajoni i tronditur i Golfit (Gjirit) te njohur Persiko-Arabik ku ndodhën si të thuash rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin, për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi, Kaspikut, Mesdheut, Jonit ose Adriatikut që paraqesin si të thuash “boshtin kurrizor” dhe “udhëkryqin e madh” në kuptimin e gjithëmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik të fjalës, në Oqeanin e Paqësorit ose Pacifikut dhe të të ashtuquajturën “luftën” e njohur për resursët ose pasuritë e shumëta në Polin e Veriut ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gasit natyror në mbarë globin, si dhe në rajonet e nxehta të Kashmirit, Himalajeve, Indokinës dhe Hindukushit etj. Të gjitha këto të kunduara ose etabluara në dritën ose retrospektivën e përgjithshme të politikës dhe diplomacisë amerikane -nën Administraten e Presidentit Joe Biden dhe Nènpresidentes, Kamala Haris.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, pashmangshëm shtrohet pyetja: A do kemi “marëdhënie” ose “raporte të reja epokale” ose “historike” në mes SHBA-s, Kinës dhe Rusisë? Apo, mos vallë edhe rirrjeshtime, riciklime ose rikonfigurime të përgjithshme politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në marëdhëniet ndërkombëtare!? Për mendimin ose opinionin tim personal-Jo. Pse (përse)? Sepse, ajo Rusi dhe ajo Kinë që ekzistojnë sot, në një masë të madhe janë pjesë e investimit të politikës dhe kapitalit amerikan. E sidomos gjatë dhe menjëherë pasë Luftë së Dytë Botërore.
[ SHBA-s dhe Faktori i njohur gjerman]
Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) kishte kohë që jo të mira, por të acaruara ose tensionuara. Ish Presidenti Trump si duket kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani. Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.
Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955, në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.
Ndërkaq, në kuadër të konceptëve, formulave ose doktrinave të ndryshme ushtarake dhe politike të Natos (lëxo doktrinën e Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”): Gjermanët dhe Gjermania dikur ishin paraparë ose predispozuar si një poligon i madh taktik, ushtarak ose strategjik në të dyja anët e kufirit të atëherëshëm gjermano-gjerman që do e pranonin goditjen e parë dhe më të fuqishmën në kushtët ose rrethanat e ndonjë lufte të mundshme nuklerare ose atomike në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”!
U mor vesh se rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”, multipolare ose subllokiste, sfiduese dhe turbulente për të gjithë.
{Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë}
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike. Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vende të botës. Edhe në Kosovë. Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s
të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO ushtar amerikan të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.
Pas Japonisë, në Gjermani ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral. Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria”(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.
Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj.
Nuk dihet deri me sot pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s?Ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij, e patën paralajmëruar edhe mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër. Polonia edhe pse është njëra prej përfituesëve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore. Greqia gjithashtu etj.
Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale.Bashkënimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve. Aty pra ku, secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetrore, nacionale, politike etj. Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e “kosmosit ose universumit (universit) “të indibidit dhe kolektivitetit në vet forcën ose fuqinë e tyre politike, ushtarake, ekonomike, industriale, teknologjike etj., sikur e prejudikon, përjashton, determinon ose stigmatizon filozofinë e njohur globale ose universale të SHBA-s, Natos ose Perëndimit, si dhe të çdo gjëje tjetër ekzistuese, të ngritur ose projektuar në “mbretërinë e lartë” të ligjëve, sfidave dhe fenomenëve të ndryshme globale ose universale. Duke e bërë të përjetshme, aktuale ose gjithëmonë udhërrefyese formulën ose sintezën e njohur hegeliane sipas të së cilës: çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse cdo gjë e logjikshme është e natyrshme. Edhe miqësitë ose aleancat e ndryshme politike, ushtarake, kulturore, historike, sociale, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes popujve (kombëve), shtetëve dhe kulturave të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” gjithandej globit.
Dhe, kjo e bën akoma më të afërt, akceptuese dhe përceptuese doktrinën, formulën ose sintezën e njohur të paqës dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimëve të arsyeshme, të ndërgjegjshme dhe racionale në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental. Sidomos të SHBA-s dhe aleatëve të saj ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë. Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës dhe diplomacisë i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.
Vlerë sublime ose madhore e filozofisë politike të Perëndimit, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.
Në Kosovë turpi është cullak ose lakuriq!
Kanë kaluar bukur do kohë (me tepër se 2O vjet ose dydekada) që nga përfundimi i luftës, dhunës, terrorit, gjeocidit, etnocidit dhe masakrave serbe në Kosovë, si dhe me tepër se 13 vjet që nga shpallja ose deklarata e pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë që liria (çlirimi), shteti dhe pavarësia e Kosovës, de jure i kanë mbushur me tepër se 21, respektivisht 13 vjet: de facto ato sikur janë tkurrur (rrudhur), ngushtuar ose stërkequr në forma ose menyra të ndryshme objektive dhe subjektive.
Një pjesë e madhe e luftës dhe luftetarëve ose komandantëve të njohur të UÇK-s, ndodhën në arrest ose gjykata (tribunale) të ndryshme ndërkombtare.
Në anën tjetër ndërkaq, edhe një pjesë e madhe e territoreve sovrane, etnike ose legjitime e historike të Kosovës dhe shqiptarëve, janë zaptuar (konfiskuar) ose vënë në arrest nga serbo-malaziasit ose maqedonasit, në formë demarkimësh kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, asociaciacionësh (dodik republikash) të pavarura serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, enklavash ose apendiksësh serbiane gjithandej Kosovës, pronash ose pasurishë përrallore të popave, vlladikave ose kalluxherëve serb në Deçan, Pejë, Graçanicë dhe gjithandej, hamamësh, mejtepësh ose xhamishë të ndryshme me rituale, parulla, pllakata, banderolla, slogane dhe simbole të ndryshme mesjetare ose turko-otomanike dhe kështu me radhë.
Ndonëse, edhe kopilët (kopilat) serb të luftës dhe përdhunimëve ose abuzimëve të tyre seksuale ose shtazarake me femrat ose gratë shqiptare, i kanë mbushur me tepër se 2O vjet! Sipas statistikave ose burimëve të ndryshme jozyrtare ose gjysëmzyrtare, nuk janë pak, por bukur shumë. Dhe, ata nesër ose pasnesër, mund të flasin shqip dhe të thonë madje se janë edhe shqiptar e jo kopilë serb të luftës, si disa të tjerë para tyre.
Kjo do thotë se turpi (marrja), tradhëtia dhe pabesia atje, gjithëmonë janë cullak ose lakuriq.
Nuk është aspak e lehtë jeta e ndodhur dikundi në mes krimit dhe fasadës. Dhe, aq me pak të ndodhurit e saj permanent ose imanent në mes ‘nderit, moralit, sentimentit, mburrjes, krenarisë dhe lirisë së zbehur ose rrezikuar’ dhe “robërisë së qetë”!
Atje ndodhën prap ata që vejnë dorën në brez ose revole mbi ata që guxojnë t’ua çartin ose luajnë tymin e duhanit serbo-malazezëve dhe të tjerëve në “Kosovën e re” proletare dhe internacionaliste si në kohën e Millosheviçit dhe Rankoviçit & Company!
Të çojnë në burg dhe të denojnë me gjoba (denime) kolaterale, maksimale ose drakonike.
Umor vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë reklamat ose parullat mediale ose “bombastike” mbi figurat ose personalitetët e ndryshme me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Sigurisht se jo. Këtë fakt e ka të njohur edhe Kryeministri Kurti, edhe Presidentja Osmani etj. Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë inteletualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vazhdimisht vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.
Detyra dhe misioni i tyre do duhej të konsistojmë më tepër në empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, nè lartèsimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike me kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga empatia dhe aleancat e saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.
E dyta: Pas largimit të Presidentes së shquar, energjike, ekskluzive, karismatike, intelektuale dhe intelegjente të Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitaroviç (kandidate për disertacion ose doktoraturë në fushën e shkencave politike) nga skena politike ose funksioni i Presidentes kroate: Në Kroaci, Serbi, Slloveni, Herceg Bosne, Kosovë dhe gjithandej, sikur është shtuar ose rritur volumi i zërave të nostalgjikëve të ndryshëm të “bashkim-vëllazërimit jugosllavë” që kërkojnë (shohin ëndërra të kuqe ose “revolucionare”)-mbi ngritjen ose krijimin e një Jugoserbosllavie të re!
Atje janë edhe zërat e njohur filoserb ose projugosllav, për të cilët: “Kraocia, Kosova dhe shtetët tjera, janë vetëm një shaqje e rastësishme që Zoti nuk ka dashur të nënshkruaj”..!!!???¿¿¿ Kjo në saje të asaj se me zgjedhjen ose përcaktimin e tyre për z. Millanoviç e jo për znj. Grabar Kitaroviç, shumica e kroatëve, kanë deshmuar se janë nostalgjik të ish Jugosllavisë ose Serbosllavisë. Si Behgjet Pacolli, Veton Surrio ose Blerim Shala si për shëmbull në Kosovë.
Dhe, kjo çon patjetèr tek koncept i derivuar dhe konsumuar skllavopronar, borxhez ose feudalist në momentët e “shkëlqimit” të tyre më të madh.
Ndaj, edhe mungesa e uniteti etik dhe estetik së bashku me zëvendësimin aparent dhe transparent tè një koncepti ose “modeli politik” me një koncept ose model tjetër, në politikën komerciale ose afariste, është në të vërtetë një riprodhim i sofistikuar i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar serbo-jugosllav në tërësinë e tij.
Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.
Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë.
“Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, sociale dhe politike!” ( FjodorDostojevski në “Krimi dhe Denimi”)
Sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.
Ndryshe nga kjo, pas miratimit zyrtar të maskrave dhe gjenocidit turko-otmoman mbi armenët nga ana e Presidentit Biden dhe Administratës së tij në Washington DC: Presidenti turk, Erdogan u shpreh për prishjen (shkatërrimin) ose acarimin rapid të marëdhënieve të përgjithshme të Turqisë me SHBA-s.
Ndonëse, ka shumë kohë që Turqia i ka braktisur marëdhëniet obligative, bilaterale ose multilaterale me SHBA-s ose Perëndimin, dhe i është hedhur në prehër os përqafim Rusisë.
Në Bruksel (UE-s) ndërkaq, ashtu sikurse në Moskë (Rusi) e shohin Turqinë (plus Kinën etj.)-si mike dhe aleate të madhe politike, strategjike, tregtare, ekonomike etj. Kjo në një kohë të acarimëve dhe lojërave të saj bizantine me SHBA-s, Naton ose Perëndimin.
Ndërkaq, Kosova dhe shqiptarët duhet vazhduar dialogun e tyre me Serbinë, pavarësisht asaj se marëdhëniet ose raportet e përgjithshme ndërkombtare ose transatlantike, janë futur në moçal ose kenetë të madhe.
Edvin Rama dhe “filozofia” ose dogma e njohur “L’ ètat c’ est moi”!
Siç dihet, interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull “Qenja dhe hiçi”, i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave “speciet, apo qenjet njerëzore ose politike, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :“liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër.”
Ndaj, edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, “ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet.”
U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e Sartërit dhe të tjerëve mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore….Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull “fletushkë rreth një morali të ri” e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. Pse (përse) ndodhë kjo? Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në “instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit” (lëxo prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paralele, paraprake, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur pushtetore, politike, policore, luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhën pavetëdije.Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit.
Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.
E vërteta, qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca, gjithënjë sipas Sartërit etj., ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme.
Ndërkaq, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Zhan Poll Sartërit, “prapa dyerve të mbyllura”, do ngelin të “vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!”(….)
Nëse Edi Rama dhe Partia Socialiste i kanë fituar edhe zgjedhjet e fundit në Shqipëri: Mendojë së është koha e fundit të mendojnë dhe reflektojnë për zgjidhjen e çështjeve dhe problemëve të shumëta kardinale, kolaterale ose multilaterale të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pa zgjidhje, nuk ka zgjedhje ose anasjelltas.
T’i këmbesh mesazhe ose letra dashurie me Hashim Thaçin, në forma dhe menyra aq erotike, romantike dhe të tjera në njerën anën, dhe të linçosh, kryqzosh, shantazhosh ose stigmatizosh Lulëzim Bashën, Grida Dumën, Sali Bërishën, Ramush Haradinajn, Albin Kurtin ose dikënd tjetër: Kjo të ngjanë në lojë bizantine ose blasfemi kombtare dhe politike.
“Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të jesh ose ekzistosh’.”, do thoshte Jean Pol Sartre në “Neverinë” e tij.
Se këndejmi, duke i studiuar dhe analzuar heronjt, tribunët, kalorësit, eakterët, protagonistët ose figurat kryesore të lirisë individuale dhe kolektive: Starëri i vë në pah edhe situatat e ndryshme normative, kognitive, eksperimentale dhe të tjera, kur liria, paravarësia, sovraniteti, integriteti, ekzistencialiteti, heroizmi dhe patriotizmi i individit dhe kolektivitetit, matën ose testohën me vigjilencën dhe gatishmërinë e tyre sublime ose gjithëpopullore për t’i mbrojtur dhe respektuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve. E sidomos të kundrshtarëve ose oponentëve pushtetmbajës ose politik.
Në të kundërten, të shtypurit mund të bëhen shtypës ose dhunues për shkak të padrejtësive ose situatave dhe ligjëve të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të imponuara ose aplikuara ndaj tyre.
Kjo sidomos atëherë kur për Edi Ramën dhe orbitën e tij politike, vlejnë parullat, sloganet ose recidivet e njohura autoritare dhe absolutiste të Lujit (Luigjit) të XIV (14) në Francë si : L’Ètat c’est moi” (Shteti jam unë!) etj.
Kjo është paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën në të cilat jetojmë.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët, sërish janë venë para një sprove (sfide) dhe udhëkryqi të madh me disa lider ose politikan të ndryshëm stupid, nebuloz, mediokrit, perfid, cinik dhe injorant, të njohur si furraxhi, burekxhi, çebapçi, hamall, bedel ose kamarier politik të Beogradit, Moskës, Stambollit etj./ ASH/ Gjermani, 29 prill 2021/