Facebook prezantoi disa opsione të reja për aplikacionet e saj të komunikimit. Në listën e këtyre opsioneve janë disa të cilat bien në sy menjëherë.
Konkretisht opsioni i cili tregon nëse një mesazh është shikuar nga marrësi. Tani përdoruesit do ta kuptojnë menjëherë nëse është shikuar mesazhi thjeshtë duke parë Inbox.
Një tjetër opsion po vjen në Messenger. Facebook shtoi gjestet e tërheqjes të mesazheve për ti arkivuar duke fshehur komunikimet e vjetra që keni pasur. Në të njëjtën kohë rivizitimi i këtyre bisedave është më e thjeshtë përmes një opsioni që aksesohet duke prekur mbi foton tuaj të profilit.
Kështu eliminohet nevoja për të kërkuar këto biseda. Që kur Clubhouse u ngjit në skenë, Facebook në mënyrë të vazhdueshme ka përditësuar aplikacionet me funksionalitete të reja.
Herën tjetër që do të dërgoni një mesazhe zanor në Messenger, nuk keni pse të mbani të shtypur butonin e regjistrimit. Përkundrazi mjafton të shtypni ikonën mikrofonit. Facebook thotë se ky funksion po vjen edhe në Instagram.
Nga ana tjetër përdoruesit e Instagram në iOS (së shpejti edhe Android) mund të replikojnë ndaj fotove dhe videove me imazhet dhe klipet e tyre.
Së fundi Facebook shtoi dy tema të reja në Messenger dhe Instagram. Një është për fansat e Star Wars dhe tjetri për sezonin e dytë të Selena Quitanilla në Netflix. /PCWorld Albanian