Ballina Ravijëzime Kenia për herë të parë në histori fillon aksionin e numërimit të...

Kenia për herë të parë në histori fillon aksionin e numërimit të kafshëve të egra

 

Kenia për herë të parë në historinë e saj ka filluar një aksion të numërimit dhe gjurmimit të jetës së egër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Mbrojtjen së Kafshëve të Egra të Kenias (KWS) njoftoi se regjistrimi filloi në Rezervatin Kombëtar Shimba Hills. Qëllimi i aksionit është të përcaktojë numrin dhe shpërndarjen e kafshëve të egra në shtet.

Në deklaratë thuhet se helikopterët do të përdoren gjatë regjistrimit dhe se në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të monitorojnë ndryshimet në numrin e kafshëve.

Ministri kenian i Turizmit, Najib Balala, tha se projekti synon të identifikojë speciet e rrezikuara dhe të parandalojë gjuetinë pa leje.

Në Kenia, e cila ka shumë parqe dhe rezervate kombëtare, qindra specie të kafshëve të egra jetojnë në habitatet e tyre natyrore.