Ballina Shëndet Tensioni i gjakut nxit humbjen e kujtesës – Çfarë duhet të bëni

Tensioni i gjakut nxit humbjen e kujtesës – Çfarë duhet të bëni

 

Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm.

Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës.

Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës.

Sipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjecare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50 përqind.

Lajmi i mirë është se ulja e tensionit në nivelet e 12 me 8, që konsiderohet normale, ul rrezikun e humbjes së kujtesës dhe sklerozës me 15 përqind.

Gjetjet e studimit janë të rëndësishme sepse tregojnë se është në dorën e njeriut për të shmangur probleme serioze me trurin në të ardhmen.

Rëndësia e analizave mjekësore për tensionin e gjakut

Njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit duhet të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore.

Ata duhet edhe të konsultohen me një mjek që të ulin nivelet e tensionit të gjakut.

AgroWeb.org ju këshillon se ulja e tij është thelbësore për të pakësuar gjasat e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit e sëmundjeve të tjera mendore.

Dëmet që shkakton tensioni i gjakut në tru

Truri është i mbushur me enë të imëta gjaku që transferojnë oksigjenin dhe ushqyesit e nevojshme tek qelizat nervore.

Tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme të fortë në këto enë të imëta.

Efektet e dëmshme e të njëpasnjëshme shkaktojnë probleme të mëdha në funksionet e trurit.

Rrjedhimisht, sa më agresiv të jetë trajtimi kundër tensionit të lartë të gjakut, aq më i mbrojtur është truri nga dëmet e pakthyeshme.

Sipas ekspertëve, niveli i përshtatshëm i tensionit që e mbron edhe trurin është 12 me 8.

Mbajtja nën kontroll e tensionit është e rëndësishme.

Pas një moshe të caktuar, ulja e tensionit në nivele normale bëhet e vështirë.

Vështirësitë janë të mëdha pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe barnave.