Ballina Aktualitet BE, kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

BE, kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

 

Marrë nga Associated Press

BRUKSEL – Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19, duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruajti në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara” me të njëjtën sasi dozash si alternativë në të ardhmen.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu do të sigurojë se të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE-ja.

Komisioni Evropian aktualisht ka krijuar një portofol prej 2.6 miliardë dozash nga gjashtë kompani. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë”, tha zonja von der Leyen në një mesazh në Twitter.

Pfizer-BioNTech kishte një kontratë fillestare prej 600 milionë dozash me BE-në.

Njoftimi i së shtunës reflekton gjithashtu besimin që BE-ja ka treguar në teknologjinë e përdorur për vaksinën Pfizer-BioNTech, e cila është e ndryshme nga ajo që u përdor për vaksinën e prodhuar në bashkëpunim nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca.