Ballina Bota SHBA e hapur për diplomaci ‘praktike’ me Korenë e Veriut

SHBA e hapur për diplomaci ‘praktike’ me Korenë e Veriut

 

Shtëpia e Bardhë thotë se Joe Biden synon një qasje realiste ndaj çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut të ndryshme prej strategjisë së “marrëveshjes së madhe” të paraardhësit të tij.

 Presidenti i SHBA Joe Biden po kërkon “një qasje të kalibruar, praktike që është e hapur dhe do të hulumtojë diplomacinë” me Korenë e Veriut lidhur me çarmatimin bërthamor, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë përfundoi analizën për rishikimin e politikës së SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Biden kishte premtuar në fushatën e tij zgjedhore se do të ndryshonte politikat e paraardhësve të tij.

“Qëllimi ynë mbetet çarmatimi i plotë bërthamor i gadishullit korean,” u tha gazetarëve sekretari i Bidenit për shtypin, Jen Psaki.

Jo marrëveshje të madhe

Kursi diplomatik që do të ndjekin Shtetet e Bashkuara është ende i paqartë, por Psaki sinjalizoi se Biden kishte mësuar nga administratat e mëparshme.

Uashingtoni nuk do të “përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje të madhe”, tha Psaki, duke iu referuar marrëveshjes dramatike gjithëpërfshirëseqë kishte sugjeruar ish-Presidenti Donald Trump pas takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Por Shtëpia e Bardhë do të shmangë gjithashtu qasjen më të ngurtë të ashtuquajtur “durim strategjik” që kishte përdorur Barack Obama, tha Psaki.