Ballina Rajoni Protestë kundër masave anti-Covid në Turqi

Protestë kundër masave anti-Covid në Turqi

 

Mbi 200 persona u arrestuan në Stamboll paraditen e së shtunës në një protestë me rastin e 1 Majit, por që kishte në fokus të saj edhe masat e forta shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit.

Protestuesit u përplasën me policinë në përpjekje për t’u mbledhur në sheshin Taksim. Ndaj tyre forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës ndërsa siç shihet në pamje tërhoqën zvarrë disa prej tyre për t’i shoqëruar në komisariate.

Përveç Stambollit protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Ankara dhe në qytete të tjera turke. Me një vendim të presidentit Erdogan, vendi ka hyrë në një shtetrrethim 17-ditor për shkak të rritjes së ndjeshme të numrave të infektimeve.

Protesta më të vogla pati edhe në qytete të tjera evropiane ku gjithashtu ndalohen grumbullimet për shkak të pandemisë.