Ballina Ravijëzime Pasojat e kriminalitetit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë...

Pasojat e kriminalitetit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Kriminaliteti  eshte duke  gjunjëzuar shoqërinë tonë të re. Krimi po e kryqëzon shumicës duke e varfëruar dhe duke e bërë ate të mvarur.Mafiozet   pasi që e arrijnë qëllimin e varfërimit të popullatës , dalin në sipërfaqe si shpëtimtarë , duke dhuruar  gjoja ndihma.Duke dhuruar ndihma më mjete të plaqkitura të shoqërisë dhe të shtetit-Kostra Nostra nw Itali.Ata   arrijnw të konsiderohen “ bamirës” në sytë e opinionit të gjerë public. Kur mafiozët  arrijnë të ngritën mbi fuqinë e shtetit,  aktiviteti i tyre  bëhët shumë i rrezikshem. Kosova tashmë e ka arritur një praktikë të tillë hiq të mirë .Në kontestin shoqëror dhe politike  kur strukturat mafioze arrijë të dëpërtojnë edhe në jetën e partive politike ,është e qartë së kjo  është brengosëse , së krimi bëhët si  paraqitje  shumë normale . Vetë fakti se  partitë politike në një mënyrë apo tjetër koketojnë më strukturat e caktuara kriminale, të njeriu i thjeshtë krijohet vetëdije së kriminelet megjithate nuk janë shumë të keqinjë , siq duken! Kosova për shumë vite “bashkëjetojë” më krimin , dhe kjo na solli në gjendje të keqe politike dhe ekonomike , na solli varfërinë dhe izolimin nga bota demokratike . Ndrrimi në krye të shtetit më forcat përparimtare , është shpresë dhe besë për ndryshime rrënjësore dhe përmbajtësore në shoqëri. Lufta për pushtet dhe lufta për pasurime të paligjshme, seriozisht e ka rrezikuar edhe tradicionalën tonë morale , postulate këto të trashëguara nga prinderitë tanë, të cilët kanë qenë të një zërit – sa më largë kriminalitetit në jetë dhe në politikë. Është për të na ardhur keq së kjo shoqëri nuk arriti të bëhët ashtu siq e kemi menduar, dhe ashtu siq edhe I kemi porositë nga e kaluara jonë fisnike dhe bujare.  Pasojat e kriminalitetit , do të lënë vragë edhe në vitët që janë para nesh.Mos të quditemi që një ditë nuk do të kemi mundësi që shoqërinë  ta ngrisim mirë në këmbët e veta. Do të jetë vonë kur e kuptojmë së nuk punuam mirë dhe ndërshmerisht për pasardhësit tanë, nuk punuam mirë për shtet dhe për komb.Nuk duhet harruar së nuk ka qmim që e paguan   lirinë dhe pavarësinë tonë të fituar më shumë sakrifica .Linja për të punuar mirë është linjë  një kahëshe .Për vendin ku kemi lindur dhe ku kemi  jetuar gjithashtu nuk ka qmim që e paguan.Të gjithë e dimë së mafiozitet altruist gjithmonë ka…!Po ku jemi ne se…?!