Ballina ED/OP Përse jemi më të dobët se disa mikroshtete!? – Nga Prof. Lisen...

Përse jemi më të dobët se disa mikroshtete!? – Nga Prof. Lisen Bashkurti

 

Ne sistemin e sotem nderkombetar ka disa mikroshtete, sic jane Shteti Vatikanit, San Marino, Lihtenshteini, Monako, Andora, Niuai, Mikronezia, Palau, popullsia e te cileve vertitet nga 640 banore deri ne rreth 140 mije banore dhe siperfaqja vertitet nga 44 mije metra katrore deri ne 1900 kilometra katrore.
Nderkohe Shqiperia dhe Kosova kane rreth 7 milion banore dhe siperfaqe afro 40 mije kilometer katror. Te gjithe mikroshtetet e sotme te marra se bashku nuk jane sa territori dhe popullsia e Shqiperise dhe Kosoves. Mirepo secili nga keto mikroshtete kane GDP dhe te ardhura per fryme pakrahasimisht me te larta se Shqiperia dhe Kosova.
Dy shtetet shqiptare kane gjeografi, popullsi, histori, gjuhe, kulture, resurse natyrore dhe shume parparesi, te cilat mikroshtetet e sotme nuk i posedojne. Athere perse dy shtetet tona jane me te dobet se mikroshtetet? Pergjigjet jane….
Kemi Komb te vjeter, por vuajme per shtete moderne;
Kemi popull te lashte, por vuajme per lidership bashkekohor;
Kemi histori te se kaluares, por vuajme per vizionet e te ardhmes;
Kemi kode zakonore, por vuajme per shtet ligjor;
Kemi pasuri natyrore, por vuajme per menaxhment dhe teknologji;
Kemi bukuri gjeografike, por vuajme per infrastrukture;
Kemi kulture tradicionale, por vuajme per arsim, dije e shkence;
Kemi gjithcka ne realitet, por na mungon shumecka ne mentalitet;
Shume veshtire eshte te njohim te tjeret, por akoma me e veshtire eshte te njohim vetveten. Prirja negative per te nenvleftesuar te tjeret dhe per te mbivleresuar veveten eshte nje ndjesi narcizoide qe prodhon veteshkaterrimin tone cdo dite.
Eshte koha per reflektime shume serioze sot. Neser do jete shume vone. Sepse jo vetem mikroshtetet, por edhe qytetet e rendomta te botes se sotme do te mund te na lene pas. Athere mund te gjindemi ne nje situate te padeshiruar ku do thuhet….Na ishte njehere….!?