Ballina Ravijëzime Kuptojeni personalitetin e dikujt nga tiparet e fytyrës

Kuptojeni personalitetin e dikujt nga tiparet e fytyrës

 

S’ka nevojë të jesh psikolog i zoti për të lexuar njerëzit. Njohuritë e përgjithshme dhe aftësia për t’i parë, analizuar dhe krahasuar ata është e mjaftueshme. E dini që edhe tiparet e fytyrës janë një çelës i vogël që zbërthen diçka për personalitetin e dikujt. Pasi të lexoni këtë artikull, ndoshta nisni dhe i përktheni ndryshe fytyrat e njerëzve përballë jush.

1. Buzët e plota

Njerëzit me buzë të trasha konsiderohen si ekstrovertë. Të japin përshtypjen e dikujt që është shumë i shoqërueshëm dhe më i zoti për të shprehur hapur emocionet dhe mendimet e tij. Kryesisht është e lehtë të tërhiqesh prej tyre edhe nëse i sheh për herë të parë.

2. Buzët e holla

Njerëzit me buzë të holla shihen si njerëz që preferojnë të kalojnë kohë veten. Natyra introverte, duket se shijojnë gjithmonë çdo gjë që bëjnë, qoftë vetëm apo me të tjerë.

3. Një hundë e madhe

Me shumë gjasa njerëzit të perceptojnë si njeri ambicioz dhe perfeksionist. Njerëzit me hundë të madhe kanë tendencën të jenë lidera të lindur. Duken me shumë vetëbesim dhe nuk frikësohen nga sfidat. Kanë pamjen e një njeriu që nuk ndikohet lehtë dhe e di çfarë do.

4. Vetullat e trasha

Njerëzit me vetulla të trasha perceptohen si të vendosur, narcistë dhe influencues. Përpiqen fort për të arritur objektivat e tyre. Pavarësisht nga çfarë ju del gjatë rrugës, dinë si të përshtaten lehtësisht dhe me vetëbesim.

5. Rrudha kryesisht rreth syve

Kjo karakteristikë i bën njerëzit të duken më të sinqertë. Ata perceptohen si njerëz të ndjeshëm që bëjnë gjithçka i buron nga zemra. Rudhat rreth syve janë prova e dikujt që ka përjetuar emocione të forta, qofshin të qeshura, dhimbje apo trishtim. Kryesisht janë njerëz që krijojnë besim.

6. Sytë e mëdhenj

Krijues, mendjehapur dhe njerëz me nivel të lartë inteligjence emocionale. Ndonjëherë të tjerëve ju duken si të ndjeshëm, por të mbyllur në të njëjtën kohë. Në fakt ashtu janë, prandaj mos prisni të mësoni ç’ka në mendjen e tyre.

7. Sytë në formë bajame

Njerëz të qetë dhe misteriozë në të njëjtën kohë. Perceptohen si njerëz jeta e të cilëve është gjithmonë e ekuilibruar. Janë miqësore, por preferojnë të qëndrojnë larg atyre që s’i njohin dhe aventurave të rrezikshme.