–Përkitazi me librin aforistik “500 Aforizma”, të autorit Halim Hasani, Shtëpia Botuese “Kurora”, Gjilan, 2021-
Këto ditë, në këto kohë të vështira, të periudhës pandemike, në jetën e zhuritur kulturore, na erdhi si njëpuhizë pranverore libri me 500 aforizma, të autorit nga Komuna e Bujanocit, Halim Hasani.
Ky është libri i dymbëdhjetë i botuar me aforizma, numri të cilave shkon jo më pak se 3500 sish, duke bërë Halim Hasanin, mjeshtër dhe legjendë tëaforistikës shqiptare në Ballkan, pse jo edhe lider tëkëtij zhanri letrar në botë.
Kritika letrare dhe vlerësimet e lexuesve, nuk hezitojnë të quajnë këtë aforist, madje edhe Hipokratishqiptar, jo vetëm për nga numri kaq i madh i këtyre aforizmave të botuara, por edhe nga cilësia përmbajtësore e tyre.
Redaktori i librit Hysen Këqiku, i cili njëheritështë edhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Kurora”, nëshkrimin e tij për librin e botuar “500 Aforizma” tëHalim Hasanit, mes tjerash thotë: “Nëse merret parasysh ky numër, dashur e padashur, lexuesi bëhet kureshtar se çka ka shpërfaq autori me të gjitha ato aforizma. Padyshim se kureshtja e tërheq ta lexojë e tëbindet se në to është paraqitur veprimtaria, brenga, dhembshuria e secilit nesh për skamnorin gjithandej, nëtë gjitha poret e jetës me të cilat ballafaqohet e ballafaqohemi në rrugëtimin tonë jetësor”.
Në vazhdim, redaktori Këqiku, duke vlerësuar lartërëndësinë e këtij libri aforistik, thotë se “Aforizmat qëe luftojnë dukurinë e përvetësimit, zhvatjes apo siçquhet në fjalorin politik korrupsionit, trajtohet nëshumë forma, në shumë mënyra me gjetje të ndryshme aforistike dhe herë-herë, duke i dhënë edhe ngjyrime sarkastike”.
Vlen të ceket se Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, me botimin e aforizmit, mbetet njëri nga krijuesit më të mëdhenj të këtij zhanri letrar, i cili deri tani ka publikuar këto libra aforistik: “Aforizma të kohës” (1993), pastaj libri tjetër “200 Aforizma”(2005), për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë”(2008), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër kohë” (2012), “1021 Aforizma” (2012), “Inxhi nëpër fjali” (2013), “Fjali pa mahi” (2014), “2400 Aforizma” (2016), “600 Aforizma” (2018), kompleti “3000 Aforizma” (2019)dhe libri i fundi i tij i publikuar këto ditë mban titullin “500 Aforizma” (2021), pra gjithsej 3500 aforizma.
Me kaq, sipas autorit të aforizmave Hasani, nuk përmbyllet krijimi i tij aforistik, ai do të vazhdojë të botojë aforizmin, duke synuar numrin e 5000-të të botimit të tij, në një periudhë prej dy vjetësh, nëse i punon shëndeti dhe mendja e tij e ndritur prej një krijuesi brilant të letrave shqipe.
Halim Hasani, vazhdon ta kultivojë dhe ta afirmojëAforizmin shqiptar, këtë gjini deficitare letrare e cila e ka burimin te urtia popullore, e sajuara nëpër shekuj, duke u munduar që në aforizmat e tij, të nxjerr një mësim, një porosi, një këshillë të urtë, si dhe të jap një mesazh të qartë me vlera të mëdha artistike.
___________
Legjenda: 1).- Halim Hasani, autor i aforizmave,/ 2.- Kopertina e librit “500 Aforizma”, të autorit HalimHasani, botuar, më 2021.