Këtë të dielë për wikend,

Shqipëria me gjithë mend!

Do t’votoj për së mbari

Rama, Basha, Kryemadhi!

 

Ka edhe disa në garim…

Liderë me pak ndikim !

Të cilët si për çudi

Lypin hise në Qeveri!

 

Mirëpo, Edi e di mirë,

Si na shitet vota lirë!

Mes skandalesh me trazira,

E “kutive“ me shumë bira!

 

Ndizen flakë pasionet

Nuk lëvizin pozicionet!

Në një garë aq të nxehtë,

Kris belaja për pushtet!

 

Mes një lufte për mandat,

Socialistë e demokratë,

Ndeshen nesër m’u në shesh,

Për Shqipërinë, qesh e ngjesh!

________

(karikatura marrë nga interneti)