Ballina Aktualitet Oriela Nebijaj -“Ori i Politikës”, përndryshe: Shqipëria që po vjen… – Nga...

Oriela Nebijaj -“Ori i Politikës”, përndryshe: Shqipëria që po vjen… – Nga Ramiz Lushaj

 

 

 

1.

E pashë në qendër të Tiranës, tek 9-katshet. N’takime me qytetarë. Një vajzë tipike iliro-shqiptare: me shtatlartësi pishnaje, bukuri rrezatuese të shumëfishtë, spektronte dinjitet e mençuri, krejt e lirë, me një origjinalitet karakterial të pashoq, plot dritë, gjithë shpresë… Fliste e buzëqeshur. Ua jepte dorën me ngrohtësi. Komunikonte çiltër…
Gjithata qytetarë në trafik lëvizje pas halleve të kohës e punëve të ditës e kishin ndalë hapin për pak çaste në trotuarin e gjanë. Ishin të moshuar, të rinjë e të reja, familjarë…dhe një invalid me karrocë. Kishte rradhë pritje të natyrshme, në pritje për të folë dy fjalë, për të dhanë një urim, për t’i ofruar mbështetje politike.
Të gjithë, sa ishin aty, e dinin se ajo ishte e PD-së edhe nga uniforma e saj e stafit, nga fletushkat e Programit Elektoral të PD-së në duart e tyre. E njihnin dhe nga daljet publike në televizione si Zëdhënëse e Partisë Demokratike. E dinin se ishte Oriela Nebijaj – Kandidate për Deputete e PD dhe e Koalicionit të saj për Ndryshim (AN). E njihnin si një personazh i dashtun publik: moderatore, autore e producente në një nga televizionet kombëtare të Shqipërisë. Shumkush e thirrte dhe shkurt: -Ori.., – sikur të njiheshin prej kohësh.
Oriela Nebijaj, kaq shembulllore e popullore, veçanarisht në vitet e fundit, e ka formuar profilin e saj, formatin e vet, në ekran e politikë, duke qënë krejt origjinale, mbetur e afërt për të gjithë, të (pa)njohur, nga magjia e përbotshme e ekranit, magneti politik shqiptar, individualiteti e personaliteti i saj jetësor e publik si një ndër figurat simbolike të rinisë shqiptare, edhe në ekran, edhe në politikë, edhe në jetë, edhe në ardhmërinë e sotme e të nesërme shqiptare.

2.

Pasi e pashë në këtë Takim të Lirë elektoral të saj, thashë ta njihja edhe në rrjete sociale Facebook e Google, në takime e biseda me të tjerët, për të mësuar ma shumë e ma mirë rrugëtimin e saj dinjitar, si një ndër personalitetet e reja të kohës tonë, si Kandidate për Deputete e PD për Qarkun Tiranë, me numrin 18 të saj tek fleta e votimit.
Gjeta fjalathënie e komente portretizuese e vlerësuese, që i meriton personaliteti dinjitar i Oriela Nebijajt, që e madhnojnë figurën e saj të mirë politike e publike, si një figurë e re, frymë e re, që do ta përfaqësojnë Rininë në Politikë për mirë për të sjellë Ndryshimin e Madh.
Oriela Nebijaj ka mendimet, qëndrimet e vizionet e saj për Politikën, Kohën e Ardhmërinë Shqiptare, i shpreh në takime elektorale, masmedia, rrjete sociale, si disa ravijëzime e përveçësi të vet “Orit të Politikës”, janë shpirtëzime e dritëzime të saj, sikurse thekson: “Zoti e ka pikturuar Shqipërinë! Është vetëm në dorën tonë ta duam këtë dhuratë dhe t’ia tregojmë gjithë botës. Shqipëria jonë e bekuar!”; “Shqipëria Fiton sepse Shqipëria e meriton Ndryshimin”; “Zhgënjim dhe pasiguri shoh në sytë e gjithsecilit”; PD “e vetmja forcë, koalicion dhe logo që sjell Ndryshimin”; “ Rinia Fiton se e ka Shtëpinë këtu, në Shqipëri”; “Jam në krahun e atyre që më mbështesin dhe këta janë për mua kudo në Tiranë e Shqipëri duke kërkuar mbështetje e Ndryshim përmes votës”; “Tirana nuk do të jetë thjeshtë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Tirana do të vulosë fitoren e PD-së në të gjithë Shqipërinë”.
Ndër të tjera, Oriela Nebijaj, me nr. 18 në Listën e kandidatëve për deputetë të PD-AN të Qarkut Tiranë, i përcjell dhe disa mesazhe elektorale të ditës: -“Demokratët të ruajnë Vigjilencën dhe të mbrojnë Fitoren!”…, njiherit edhe premton e besaton me votuesit/elektoratin: “Fitorja ime është fitorja e Juaj!”, “Me Ju do të jem Gjithmonë, Ori!”.
Oriela Nebijaj, kandidate me Nr. 18 për deputete e PD në Qarkun e Tiranës, deklaron e publikon, komenton, apelon: “Të rinj të angazhuar, Demokraci e fortë”; “Shqipëria fiton Rininë”; Nëna e motra “Unë dua që në politikë të jem modestisht zëri juaj! Bashkohemi në 25 prill”! “Nuk ka përgjegjësi më dinjitoze se të përfaqësosh Rininë në këto Zgjedhje”; ”Energjia është e jashtëzakonshme! Padurimi është i madh dhe ne do ta finalizojmë këtë betejë! Drejtohuni të gjithë drejt kutive të votimit në 25 prill”!; “Votoni nr. 9 dhe do të sjellim Ndryshimin së bashku!”, sepse “…e kemi të gjithë fuqinë e mundur të këtij Ndryshimi të Madh…Të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur Ndryshimin e Madh. Shqipëria do të Fitojë!”
Oriela Nebijaj është sa prezente në shoqëri aq edhe e përkushtuar, e përgjegjshme, energjike duke ia hapur vetëvetes udhët e jetës, i ka vet-ngjitë shkallët e rrugëtimit të saj, është shumëdimensionale, që përditë e lartëson profilin e saj, e rritë formatin e vet: me angazhimet e saj si një individ tejet aktiv: në studimet e kryera (pas)universitare; në Masmedia, Shoqërinë Civile e Politikë; si Moderatore, Autore e Producente në një TV kombëtar; si aktiviste e prejkohshme e PD-së, Zëdhënëse e PD (2014); në garë për Kryetare e Forumit Rinor të PD (2015), antare e Këshillit Kombëtar të PD; kandidate për Deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, me angazhime të drejtpërdrejta elektorale në nj. Adm. nr. 5 e 10 të qytetit të Tiranës.
Oriela Nebijaj është një Frymë e Re në Politikë, një ndër të rinjtë e të rejat e Politikës e të PD-së e Koalicionit të saj për Ndryshim; është dhe “Fryma Ori e Ndryshimit të Madh”, që i sjellin PD e Fitores së saj të Madhe Energji të Jashtëzakonshme të Rinimit, Rigjinerimit, Progresit të pas 25 Prillit.

3.

E prapë kur flas për Oriela Nebijajn-“Orin e Politikës e të Ekranit”, mendja më shkon tek ai Takimi i Lirë, krejt spontan, fort origjinal, me qytetarë tek “9-katshet” e Tiranës, ku njerëzit i shikoja që largoheshin mjaft të qeshur, me plot fjalë, me shumë shpresë. E, kjo, më përngjante sikur “e merrnin dhe politikanen e re Oriela Nebijaj me vehte”, përndryshe: rrugëtonin me fjalët e saj, me Programin e PD-së -forcës së saj politike, me vizionin e saj shembëlltor. Rrugëtonin me Ndryshimin e Madh të 25 Prillit, që do ta sjellin e përcjellin PD e Koalicioni për Ndryshim. Dukej sikur “Ori i Politikës” i bekonte ashtu qytetarët-votues të saj apo qytetarët-votues të Tiranës e bekonin atë si Deputete e re, sepse e duan si një nga të rinjtë e të rejat e Rinimit të Politikës, si një Ardhmëri për mirë edhe për jetët e ecuritë e tyre. Unë them se Ori ndihej e bekuar, sikurse dhe elektorati i saj i bekuar duke e pasë atë deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ndaj (siç thoshte dikush në Fb) “do të marrin një mal me vota”, sepse do të votojnë masivisht nr. 18, do të votojnë për politikanen e deputeten e re, Oriela Nebijaj.
E prapë po due të flas për atë rradhën e atyshme, në qendër të kryeqytetit shqiptar, pak metra larg Stacionit të Autobuzave, që më përngjasonte si një “Stacion i Madh i Kohës”, ku politikanë të rinj si Oriela Nebijaj e të Djathtës Shqiptare do ta çojnë “Trenin Shqiptar të Kohës” drejt begatimeve e lartësimeve shqiptare, drejt Europës, drejt Ardhmërisë Shqiptare.
Unë do ta pres Biletën Time me Nr. 9 për PD-në, për të udhëtuar me “Trenin e Kohës së Re” e të Ndryshimit të Madh, sepse të rinj e të reja si Oriela Nebijaj- deputetë e re në Kuvendin e Shqipërisë, do ta sjellin ma mirë Rinimin e Politikës, do ta bëjnë ma shpejt Ndryshimin, do ta sjellin ma afër Ardhmërinë, sepse të rinj e të reja si “Ori i Politikës” janë Shqipëria që po Vjen…pas 25 Prillit.