Sot, me 22 Prill 2021, është 1-vjetori i ndarjes nga jeta i Hysen Halil Neziri (Gashi), i cili ndrroi jetë në Tiranë nga një sëmundje natyrale, e papritur, e parakohshme dhe u varros me nderime në vendlindjen e tij të shenjtë, në Varrezat e Qytetit Bajram Curri, në Tropojë.
Hyseni Halil Neziraj rrjedh nga një Familje e madhe patriotike e Nezirajve të Luzhës; djali i Halil Halilit, burrë me emër të njohur; është nipi i Kadri Miftar Nezirajt, i cili luftoi deri sa rá me armë në dorë kundër forcave malazeze; është nip i Ram Sadikut e Hamit Ramës, të njohur në Malësinë e Gjakovës; është nip i familjes së nderuar të Ahmagjokajve– i Rexhep Avdyl Shiqerukaj.
Hysen Halil Neziraj është daja i Azem Hajdarit, me të cilin ka pasë marrëdhanie shumë të afërta në çdo kohë sado të vështira të ishin ato.
Hysen Halil Neziraj pjesën më të madhe të jetës e ka bërë në qytetin e B.Currit, ku ka punur shumë vite në Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale të rrethit të Tropojës. Ishte profesional dhe punëtor i mirë. Ai shquhej për marrëdhanie shumë shoqërore me shokët dhe mbahet mend si njeri i tillë, etj.
Hysen Halil Neziraj është vëllai i Mujës, i Nazmies e Shpëtim Neziraj, i ka dy vajzat e tij të martuara: Mitrovica në Angli e Dobroina në Belgjikë, te dyja të martuara në dy familje të nderuara e të mirënjohura nga Tropoja: në Dragobi te Riza Motina e në Valbonë te Bekë Valbona. Gruaja e tij, Sabrie Neziraj, ka kontribuar në sistemin shëndetësor në Tropojë dhe në Tiranë, etj.
Në këtë 1-vjetor të ndarjes nga jeta të Hysen Halil Nezirit (Gashi) iu shprehim ngushëllime Familjes së Tij, Vllaznisë e Farefisnisë së Tij, miqëve e dashamirëve të Tij të shumtë. I paharuem emri e kujtimi i tij, veprimtaria e kontributet e tij!
Redaksia e Portalit Limit.Al
Tiranë, 22 prill 2021