E hënë, 23 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PËRVJETORI I NDARJES NGA JETA TË HYSEN HALIL NEZIRAJ, DAJA I AZEM HAJDARIT

Sot, me 22 Prill 2021, është 1-vjetori i ndarjes nga jeta i Hysen Halil Neziri (Gashi), i cili ndrroi jetë në Tiranë nga një sëmundje natyrale, e papritur, e parakohshme dhe u varros me nderime në vendlindjen e tij të shenjtë, në Varrezat e Qytetit Bajram Curri, në Tropojë.

Hyseni Halil Neziraj rrjedh nga një Familje e madhe patriotike e Nezirajve të Luzhës; djali i Halil Halilit, burrë me emër të njohur; është nipi i Kadri Miftar Nezirajt, i cili luftoi deri sa rá me armë në dorë kundër forcave malazeze; është nip i Ram Sadikut e Hamit Ramës, të njohur në Malësinë e Gjakovës; është nip i familjes së nderuar të Ahmagjokajve– i Rexhep Avdyl Shiqerukaj.

Hysen Halil Neziraj është daja i Azem Hajdarit, me të cilin ka pasë marrëdhanie shumë të afërta në çdo kohë sado të vështira të ishin ato.

Hysen Halil Neziraj pjesën më të madhe të jetës e ka bërë në qytetin e B.Currit, ku ka punur shumë vite në Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale të rrethit të Tropojës. Ishte profesional dhe punëtor i mirë. Ai shquhej për marrëdhanie shumë shoqërore me shokët dhe mbahet mend si njeri i tillë, etj.

Hysen Halil Neziraj është vëllai i Mujës, i Nazmies e Shpëtim Neziraj, i ka dy vajzat e tij të martuara: Mitrovica në Angli e Dobroina në Belgjikë, te dyja të martuara në dy familje të nderuara e të mirënjohura nga Tropoja: në Dragobi te Riza Motina e në Valbonë te Bekë Valbona. Gruaja e tij, Sabrie Neziraj, ka kontribuar në sistemin shëndetësor në Tropojë dhe në Tiranë, etj.

Në këtë 1-vjetor të ndarjes nga jeta të Hysen Halil Nezirit (Gashi) iu shprehim ngushëllime Familjes së Tij, Vllaznisë e Farefisnisë së Tij, miqëve e dashamirëve të Tij të shumtë. I paharuem emri e kujtimi i tij, veprimtaria e kontributet e tij!

Redaksia e Portalit Limit.Al

Tiranë, 22 prill 2021

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shkencë dhe teknologji

    Instagram vjen me një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit
  4. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  5. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër

Më shumë nga Aktualitet