Kur thirrja e familjes politike për të dhënë kontribut vjen kaq e fortë veç vlerësimit, ndjen edhe përgjegjësinë për të reflektuar frymën e ndryshimit për të cilën të gjithë sot kanë nevojë.
Kam pranuar besimin e dhënë nga Lulzim Basha për të qenë pjesë e ekipit të tij politik për Tiranën dhe do të jap maksimumin tim. Sepse unë vërtet besoj tek ndryshimi. Koha ka ardhur.
Dua të takoj sa më shumë nga ju. Të rinj! Vajza! Gra! Nëna! Gjyshër! Profesionistë apo të papunë!
Dua të flas me ju, ashtu siç kam folur gjithmonë, thjeshtë!
Me ju do të jem gjithmonë Ori!
Vendimi për të kandiduar në Tiranë u bë më i veçantë me numrin rendor që unë do të kem në listën e kandidatëve. 18.
Ndaj ftesa e parë dhe më e sinqerta është për të gjithë 18 vjeçarët që në këto zgjedhje votojnë për herë të parë.
Zhgënjimi dhe mosbesimi që keni për politikën nuk duhet t’ju mbajë larg kutisë së votimit.
Demokracia nuk do të jetë e plotë pa kontributin tuaj, nuk do të jetë përfshirëse pa ushtrimin e të drejtës tuaj për të votuar.
Për mua, do të ishte privilegj të përfaqësoja gjeneratën e re në jetën politike.