Pas botimit tё “lajmit” tё njё portali nё Prishtinё se ministri Vitia nuk e nёnshkroi marrёveshjen me Pfizer-in, veprim, gjoja, i parashikuar pёr datёn 15 prill, lufta pёr sigurimin e vaksinave kundёr Covid-19, nё Kosovё u politizua skajshmёrisht. Opozita dhe njё pjesё e medias i bёjnё pёrgjegjёs Albin Kurtin dhe Arben Vitinё pёr dёshtimin nё nёnshkrimin e marrёveshjes.
Pyetja qё shtrohet ёshtё: ҫfarё interesi do tё kishte qeveria Kurti pёr tё mos e nёnshkruar marrёveshjen me Pfizer-in? Logjika e shёndoshё e pёrjashton arsyetimin se qeveria e re mund tё ketё refuzuar tё bёjё njё veprim, pasojat e tё cilit cёnojnё rёndё interesat e sigurisё shtetёrore (shёndetin e popullit), por edhe interesat politike tё vet pozitёs (goditja nga kundёrshtarёt politikё, media dhe shoqёria civile).
Pyetja e dytё ёshtё: pёrse qeveria Hoti nuk e pёrfundoi vetё marrёveshjen me Pfizer-in, por u mjaftua me pёrgatitjen e saj, duke caktuar edhe datёn e nёnshkrimit nga qeveria pasardhёse? Logjika e shёndoshё e pёrjashton arsyetimin se LDK e bёri plotёsisht gati marrёveshjen dhe ia la pёr nёnshkrim VV-sё, pёr sevap.
Nё gjykimin tim, situata me vaksinat duhet trajtuar nё njё plan shumёdimensional, duke e zgjeruar kontekstin, pёr ta parё kёtё problem jashtё luftёs sё ngushtё politike dhe pasioneve partiake nё Prishtinё.
E vёrteta ёshtё se nё treg ekziston njё humnerё e thellё midis kёrkesёs sё lartё pёr vaksinat dhe ofertёs modeste pёr to. Nё kёto kushte, “klubi i vaksinave”, mё saktё, fuqitё e mёdha qё i prodhojnё, ose i kontrollojnё ato, kanё vendosur rregullat e tyre, tё cilat, jo Zemaj e Vitia, por as Merkeli e as Makroni nuk ia kanё dalё t’i sfidojnё. SHBA dhe Britania e Madhe, tё cilat kontrollojnё prodhimin e vaksinave nё Perёndim, kanё vendosur masa proteksioniste ndaj eksportit tё tyre. Pavarёisht se ato bien nё kundёrshtim me parimet e tregtisё sё lirё apo vlerat humane, Londra dhe Uashingtoni kanё vendosur qё, pa pёrfunduar vaksinimin e qytetarёve tё tyre, tё jenё dorёshtrёnguar pёr tё tjerёt.
E kundёrta po ndodh me fuqitё autoritare, Rusinё dhe Kinёn, tё cilat po e nxisin eksportin e vaksinave, qoftё edhe nё kurriz tё nevojave tё brendshme, pra tё qytetarёve tё tyre, duke i kthyer ato nё instrument politik pёr tё “argumentuar epёrsitё” e sistemeve tё tyre ndaj demokracisё liberale.
Deri tani, as BE, as SHBA, nuk e kanё miratuar pёrdorimin e vaksinave ruse dhe kineze. Njejtё ka vepruar edhe Kosova.
Zgjerimi i kontekstit na jep mundёsinё pёr ta parё nё dritё më objektive luftёn pёr vaksinat dhe tё mos e shkarkojmё, vend e pa vend, pёrgjegjёsinё tek ky apo ai zyrtar i qeverisё sё mёparshme, apo tё kёsaj aktuale. Tё mos harrojmё se ka patur raste, kur edhe marrёveshjet e nёnshkruara me BE, prodhuesit e vaksinave nuk i kanё zbatuar, ose i kanё shtyrё me muaj tё tёrё.
Nё kёtё kontekst, duket se Koorporata Farmaceutike amerikane Pfizer, pёr momentin, nuk ёshtё e gatshme tё nёnshkruajё marrёveshje me Kosovёn e vogёl. Destinacioni i vaksinave tё saj pёrcaktohet jo nga ajo vetё, por nga ata qё e kontrollojnё atё. Realizmi na mёson se marrёdhёniet ndёrkombёtare nuk janё aq demokratike dhe as aq humane sa ҫ’mund tё pandehim ne.
Nё letrёn qё presidenti Bajden i dёrgoi znj. Osmani, theksohet se, me shtimin e sasisё sё vaksinave, SHBA dhe partnerёt e tyre do ta ndihmojnё edhe Kosovёn. Ai qё di t’i deshifrojnё tekstet e kёsaj natyre, e kupton qё mesazhi i presidentit amerikan ёshtё ky: me ritmet e tanishme tё prodhimit, mos prisni ndihmё nga ne. Ose, kur tё mbarojmё punё me vaksinimin nё SHBA, do mendojmё edhe pёr ju. Mirё, apo keq, ky ёshtё realiteti.
Kjo nuk do tё thotё qё institucionet tona shtetёrore tё dorёzohen, pёrkundrazi, ato duhet tё punojnё me shumё pёrgjegjёsi e pёrkushtim, natёn e ditёn dhe tё shfrytёzojnё ҫdo rrugё e mundёsi pёr sigurimin sa mё parё tё vaksinave, si pjesё e luftёs dhe pёrpjekjeve pёr mbrojtjen e jetёs sё qytetarёve, detyrё parёsore e ҫdo qeverie, nё ҫdo vend tё botёs.