Ballina Aktualitet Bundestag miraton një ashpërsim të ligjit antiCOVID-19

Bundestag miraton një ashpërsim të ligjit antiCOVID-19

 

Deputetët gjermanë miratuan sot një ndryshim të kundërshtuar të ligjit antiCOVID-19 që riforcon pushtetet e qeverisë së Angela Merkel për të ashpërsuar luftën kundër valës së tretë të pandemisë.

Ky projektligj kundër infektimeve, që vendos aktivizimin automatik të kufizimeve të ashpra në nivel kombëtar përtej një pragu të vendosur të infektimeve, u miratua në sajë të votave të konservatorëve dhe social-demokratëve, aleatë me qeverinë dhe në maxhorancë në parlament, raporton ATSh.

Në total, 342 deputetë votuan në favor të ligjit, 250 kundër dhe 64 abstenuan.

Teksti do të duhet të kalojë nesër në Bundesrat, Dhoma e Lartë e Parlamentit, përpara se të hyjë në fuqi.