Ballina Kuriozitete Cili është vendi i vetëm në botë që ka mesatarisht më shumë...

Cili është vendi i vetëm në botë që ka mesatarisht më shumë se një makinë për person?

 

ShBA-ja, Kina dhe India janë të njohura për qytetet e tyre të mbingarkuara me smog, por i vetmi vend në botë që ka mesatarisht më shumë se një makinë për person është San Marino, një minishtet malor në Italinë veri-qendrore. Sipas raportit të gjendjes globale për sigurinë në rrugë të vitit 2018 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, San Marino ka 54,956 automjete të regjistruara për një popullsi prej vetëm 33,860 banorësh.

Vende të tjera të vogla me nivele të larta të pronësisë së automjeteve për frymë përfshijnë Islandën, Luksemburgun dhe Zelandën e Re. Ndërsa gjurmët e karbonit të këtyre vendeve janë të zbehta në krahasim me ato të emetuesve më të mëdhej në botë, pasuria e automjeteve të tyre mund të jetë një shembull i keq për të ardhmen e transportit të qëndrueshëm.

Ja se si një vend i vogël, pak i njohur, përfundon me kaq shumë makina që lëshojnë gaz, si matet gjurma e tij mjedisore me vendet e tjera të pasura me makina dhe çfarë do të thotë kjo për planetin që po ngohet gjithnjë e më shumë.

Popullsia e makinave në San Marino

San Marino – aq sa Manhatani në sipërfaqe – ka afërsisht të njëjtin numër të automjeteve të regjistruara sa Belize, një vend 400 herë më i madh se ai dhe me 10 herë më shumë banorë. Mesatarisht, kjo rezulton të jetë 1.6 makina për person (përfshirë fëmijët). Por jo të gjitha makinat e regjistruara në San Marino qëndrojnë në San Marino.

Vendi me madhësi sa një bizele është një parajsë taksash. I ndarë nga Bashkimi Europian, ai nuk zbaton Tatimin mbi Vlerën e Shtuar prej 22 % që ka vendosur Italia. Përkundrazi, taksimi i makinave në San Marino varion nga 3.5 % në 7 %, në varësi të automjetit dhe përdorimit të tij.

Kështu, numri zyrtar i makinave të regjistruara nuk reflekton në të vërtetë edhe numrin e makinave që gjenden në 37 km katrorë të San Marinos, sepse njerëz nga e gjithë Italia dhe Europa vërshojnë rregullisht në këtë minishtet, për të bërë blerje të mëdha, si psh. automjete, dhe të kalojnë kufirin me to në vendet e tyre.

Popullsia e makinave në San Marino u rrit me rreth 3,000 (ose 7%) nga 2009 në 2018.Një raport i vitit 2019 nga baza e të dhënave të emetimeve në lidhje me Kërkimet Atmosferike Globale zbuloi se San Marino gjeneroi të njëjtën sasi të emetimeve të dioksidit të karbonit për frymë si Italia (5.8 tonë), e cila është pak më shumë se Britania e Madhe (5.6 tonë për frymë), Kili dhe Franca (të dy 5 tonë për frymë). Për referencë, Shtetet e Bashkuara, gjenerojnë 16.1 tonë dioksid karboni për frymë.

Vendet me më shumë automjete për person

Megjithëse asnjë vend tjetër nuk ka mesatare me më shumë se një makinë për person se San Marino, shumë shtete përfshirë SHBA-në, po i afrohen gjithnjë e më shumë nivelit të pronësisë së automjeteve të San Marinos. Fatkeqësisht, shtetet e tjera nuk kanë arsyetimin e të qenët parajsa fiskale për të lehtësuar detyrimet mjedisore.

10 shtetet me më shumë automjete për frymë përfaqësojnë një ndërthutje të shteteve të mëdha dhe të vogla, të atyre turistike dhe jo, të qeta dhe të zhurmshme – të vendosura në të gjithë Amerikën e Veriut, Europë, Azi dhe Oqeani. Një gjë që kanë të përbashkët të gjitha është qëndrimi dhe renditja ndër vendet më të pasura në botë.

Vetë San Marino renditet si vendi i 11-të më i pasur sipas Databazës Botërore të Parashikimeve Ekonomike të vitit 2021 të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me një PBB mesatare për frymë prej 61,508 $ krahasuar me mesataren e vlerësuar globale prej 18,381 $.

Luksemburgu (i cili ka 466,472 makina gjithsej) renditet i pari në atë listë, me një PBB mesatare për frymë prej 122,740 $, gjashtë herë më shumë se mesatarja globale. SHBA-ja (281,312,446 makina gjithsej) renditet e teta, Austria (7,421,647 makina gjithsej) e 14-ta, Islanda (289,501 makina gjithsej) e 16-ta, Finlanda (5,217,850 makina gjithsej) e 19-ta, Zelanda e Re (3,656,300 makina gjithsej) e 28-ta, Italia (52,581,575 makina gjithsej) e 32-ta , Greqia (9,489,299 makina gjithsej) e 46-ta, dhe Malajzia (27,613,120 makina gjithsej) e 51-ta.

Pavarësisht nga emetimet nga transporti që përbëjnë gati një të katërtën e emetimeve globale të dioksidit të karbonit, jo të gjitha vendet me nivele të larta të pronësisë së automjeteve janë ndër shkelësit kryesorë të klimës në botë. Në fakt, tetë nga dhjetë vendet më të pasura me makina janë në 21% e fundit të emetuesve të CO2. Një përjashtim i madh është SHBA, që gjeneron 15% të emetimeve globale të CO2.

Një studim i Gallup i vitit 2018 zbuloi se 64% e të rriturve në ShBA ngasin makinën çdo ditë dhe 19% e ngasin shumicën e ditëve. Automjetet janë burimi më i madh (28%) i emetimeve të CO2 në këtë shtet.Një tjetër shkelës i rëndësishëm i klimës që bën pjesë në listën e 10 vendeve për pronësinë e makinave për frymë është Italia, që përbën 1% të emetimeve globale të CO2. / Treehugger.com