Ballina Kuriozitete Çfarë është koha?

Çfarë është koha?

 

Nga Jonathon Keats

Në vitin 1826, koha mori një kthesë të çuditshme në Nju Hejvën në shtetin e Konektikatit në SHBA. Sipas historianit Majkëll O’Majli, për disa muaj, një orë e re e vendosur në majë të godinës së Bashkisë funksionoi në fillim ngadalë dhe më pas shumë shpejt, në krahasim me orën standarde që funksiononte për dekada që Universitetin e Jeilit aty pranë.

Pasi e mallkuan prodhuesin e orës, qytetarët zbuluan se që të dyja orët ishin në fakt të sakta, por secila e mbante kohën sipas një parimi të ndryshëm. Ora e vjetër në Jeil kishte ingranazhe të komplikuara, që e ndryshonin shpejtësinë në varësi të stinëve, për të imituar kohën e treguar nga një orë diellore, e cila ndryshon me lëkundjen vjetore orbitale të Tokës.

Ndërsa ora më moderne punonte me një ritëm të qëndrueshëm, siç bën ora ime e murit. Koha sfidon çdo lloj përkufizimi të thjeshtë mbi të. Filozofi i hershëm i shekullit të pestë, Shën Agustini i Hipopotasit, shkroi se e dinte se sa ishte koha vetëm nëse nuk e pyeste dikush.

Albert Ajnshtajni e ndërlikoi ajkoma më shumë çështjen, kur teorizoi se koha ndryshon në varësi të vendit ku e matni atë. Orët atomike të kohës, një teknologji e dedadave të fundit, kanë provuar se Ajnshtajni kishte të drejtë:në fakt ekziston një ndryshim i dallueshëm midis një ore në një avion, dhe një ore në tokë.

Edhe fizika më e përparuar, nuk mund të na thotë me vendosmëri se sa është ora. Pasi siç e mësuan banorët e Nju Hejvën, përgjigja varet nga pyetja që po bëni. Prandaj harrojeni kohën si një njëri absolute. Po sikur, në vend se ta llogarisim kohën në aspektin e astronomisë, ta lidhnim atë me ekologjinë?

Po sikur të ndalonim kohën e caktimit të fenomeneve planetare nga një perspektivë e jashtme – duke pritur që bota të ecë si mekanizmi i orës – dhe të lejonim që ritmin e jetës njerëzore ta diktojnë kushtet mjedisore? Ne jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për faktin, se nuk mund t’i kontrollojmë dot sistemet e Tokës vetëm përmes inxhinierisë.

Ndaj nëse duam të jetojmë në ekuilibër, duhet ta kuptojmë se duhet t’i moderojmë veprimet tona. Po sikur përkufizimi ynë mbi kohën ta pasqyrojë atë? Kohët e fundit, unë konceptova një qasje të re për mbajtjen e kohës që prek rrethanat në planetin tonë, dhe kushtet që mund të ndryshojnë si rezultat i ngrohjes globale.

Tani në Muzeun e Ankoreixh, Alaskë jemi duke ndërtuar një orë që kalibrohet nga rrjedha e përgjithshme e disa lumenjve kryesorë të Alaskës, përfshirë Matanuska dhe Knik, me burimin ujin e akullnajave, të cilat janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve mjedisore lokale dhe globale. Ne e kemi programuar orën që të përputhet me një orë atomike, në rast se rrjedha e ujit vazhdon të rrjedhë me shpejtësinë e tyre aktuale, siç matet nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Nëse lumenjtë rrjedhin më shpejt në të ardhmen, ora do të dalë përpara kohës standarde.

Nëse do të rrjedhin më ngadalë, do të shihni efektin e kundërt.

Është tamam si një fotografi e thjeshtë mendore, ku imagjinoni një orë me ingranazhe të lidhura me një rrotë uji në vend të një motori. Ora regjistron si parregullsitë afatshkurtra, ashtu edhe tendencat afatgjata në dinamikën e lumenjve.

Ndryshimet lumore janë të dukshme, si për sa i përket luhatjeve në orë ashtu edhe viteve. Është një lloj observatori që zbulon sesi sillen lumenjtë bazuar në kornizën e tyre kohore, dhe kjo na japë mundësi t’i shohim ato ndryshime në orët tona inteligjente apo telefonat celularë.

Cilido që vendos të shkojë në Alaska Mean River Time, do të jetojë në sinkron me planetin. Kushdo që e mat kohën e lumit në lidhje krahasuar me kohën atomike, do të hasë në një ç’ekuilibër të madh, dhe mund të motivohet që ta kundërshtojë atë, duke konsumuar më pak lëndë djegëse fosile, apo duke mbështetur politika më të gjelbra.

Edhe nëse kjo metodë e mbajtjes së kohës është e re në veçoritë e saj, shoqëritë e hershme agrare e lidhnin gjithashtu kohën me fenomenet natyrore. Për shembull në Greqinë, njerëzit i  “korrigjonin” kalendarët zyrtarë duke zhvendosur datat përpara ose prapa, për të pasqyruar lulëzimin e bimës së artiçokut apo emigrimin e pelikanëve.

Lidhja e përkohshme me mjedisin, ishte thelbësore për mbijetesën e tyre. Po kështu, koha e lumit – dhe sistemet e tjera që jam duke zhvilluar, do të ndërtojnë orë që përputhen me rritjen e pemëve apo qarkullimin e oqeaneve – mund të inkurajojnë vetëdijen mjedisore në një botë që është gjithnjë e më distancuar nga natyra.

Kur Shën Augustini rrëfeu paaftësinë e tij për të përcaktuar kohën, ai evokoi një nga cilësitë më të spikatura të kohës:Koha bëhet domethënëse, vetëm në një kontekst të përcaktuar. Çdo sistem i mbajtjes së kohës është i vlefshëm, dhe secili është po aq i vlefshëm sa edhe qëllimi i tij. / “Discover Magazine” – Bota.al