Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri në fund të majit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Inovacioneve dhe Zhvillimin Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, tha se Instituti Torlak në Beograd do të prodhojë 4 milionë doza të vaksinës në fazën e parë.
Popoviç tha se 3.000 shishe të përbërësve 1 dhe 2 janë mbushur në Torlak.
“Rreth 1.100 shishe të dy përbërësve do të dërgohen në Institutin Gamaleya në Moskë, ku do të analizohen nga ekspertët për 21 ditë dhe do të vendoset nëse Torlak është i gatshëm të fillojë prodhimin”, tha Popoviç.
Serbia deri më tani ka vaksinuar gati 2 milionë nga gjithsej rreth 7 milionë banorë me dy doza të vaksinave COVID-19.
Serbia gjithashtu u bë një qendër rajonale për vaksinimin pasi ftoi qytetarët nga vendet fqinje të marrin vaksina falas.
Serbia gjithashtu planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sinopharm të Kinës.
Ajo ka regjistruar 654.870 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020.