Ballina Aktualitet Ky shtet ndalon duhanin për personat që kanë lindur pas vitit 2004

Ky shtet ndalon duhanin për personat që kanë lindur pas vitit 2004

 

Zelanda e Re po planifikon që të reduktojë përdorimin e duhanit, duke ndaluar këdo që ka lindur pas 2004 të blejë duhan. Kjo masë është pjesë e një morie propozimesh që po konsiderohen nga parlamenti në përputhje me palnin kombëtar për ta hequr duhanin deri në vitin 2025. Nëse ligjet e reja miratohen, do të ketë një rritje graduale të moshës së pirjes së duhanit të ligjshëm. Gjithashtu duhani nuk do të lejohet të shitet jashtë dyqaneve të specializuara dhe sasia e nikotinës në duhan mund të jetë ulur. Zelanda e Re, ka një popullsi prej rreth pesë milion njerëz dhe vlerësohet se rreth 500,000, ose një në 10 persona pi duhan çdo ditë.

Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Ayesha Verrall tha:

Rreth 4500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga duhani, dhe ne duhet të shpejtojmë për të arritjen e qëllimit të zhdukjes së duhanit deri në vitin 2025.

Dr.Verrall thotë se një “brez pa duhan” mund të jetë e mundur nëse shitja e duhanit bëhet e jashtëligjshme për personat nën 18 vjeç nga 2022. Kjo do të thotë se kushdo që ka lindur pas vitit 2004 nuk do të jetë në gjendje të blejë ligjërisht duhan. Planet janë mbështetur nga organizatat e shëndetit publik, të tilla si “Shoqata e Kancerit” në Zelandën e Re, dduke treguar numrin e lartë të shitësve me pakicë të duhanit në komunitetet me të ardhura të ulëta./ Unilad