Nga: Jeff Grabmeier
Është një gjë të vendosësh midis 2 ose 3ushqimeve të gatshme në shtëpinë e një shoku. Por çfarë bëjnë njerëzit kur përballen me një makinetë që u ofron 36 mundësi të ndryshme?
Një studim i ri që përdor teknologjinë e vëzhgimit të syve, sugjeron se sasia e kohës që kalojnë njerëzit duke parë sende të veçanta, mund t’i ndihmojë në të vërtet ata që të vendosin.
Gjetjet e studimit treguan se njerëzit kishin tendencën të zgjidhnin ushqimet të cilat i kishin parë më gjatë, ndonjëherë edhe mbi ushqimet që zakonisht i vlerësojnë më shumë. “Ne mund të kryenim një studim të mirë duke parashikuar atë që do të zgjidhnin njerëzit,bazuar vetëm në vlerësimet e tyre për ushqimet në dispozicion të tyre. Por ne mund të bënim një studim edhe më më të mirë duke llogaritur kohën që ata shihnin secilin nga ushqimet”- thotë Jan Krajbish, bashkëautor i studimit dhe profesor i asociuar i psikologjisë dhe ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA.
Por sasia e kohës që kaluan njerëzit duke parë ushqime të veçanta,nuk është e gjithë historia se si vendosin njerëzit kur kanë shumë alternativa, thekson Krajbish. “Është pak më e komplikuar se kaq”-tha ai. Krajbish e kreu studimin me autorin kryesor Armin Tomas nga Universiteti Teknik i Berlinit dhe Feliks Molter nga Universiteti i Berlinit.
Kërkimi u botua këtë javë në revistën “eLife”. Studimi përfshiu 49 njerëz që thanë se ishin adhurues të ushqimeve të gatshme dhe që ranë dakord të agjëronin të paktën 4 orë para studimit, për t’u siguruar që detyra të ishte e rëndësishme për ta.
Në një ekran kompjuteri pjesëmarrësve iu treguan grupe me 9, 16, 25 ose 36 ushqime të ndryshme,duke iu kërkuar që të zgjidhnin se çfarë do të donin të hanin më shumë në fund të eksperimentit. Ata e bënë këtë shumë herë gjatë eksperimentit.
Një gjurmues i syve, regjistroi saktësisht se si silleshin ata ndërsa bënin këto zgjedhje. Pas eksperimenteve, pjesëmarrësit vlerësuan se sa u pëlqyen të gjitha 80 ushqimet që ishin pjesë e studimit. Rezultatet treguan se njerëzit nuk i shihnin me kujdes të gjitha artikujt përpara se të bënin një zgjedhje, apo edhe të shihnin secilin ushqim derisa të gjenin një nga të preferuarit e tyre.
Përkundrazi, ata shihnin përreth në një mënyrë që në shikim të parë dukej e rastësishme, por varej nga vendndodhja fizike e sendeve, si dhe nga sa u pëlqente.“Ekziston procesi i skanimit periferik ku njerëzit mësojnë të shmangin edhe shikimin e drejtpërdrejtë të ushqimeve që nuk u pëlqejnë vërtet”- thotë Krajbish.
“Kjo nuk është diçka që ne e shohim në studime ku pjesëmarrësit kanë vetëm dy alternativa. Kjo ndodh vetëm kur ata kanë shumë mundësi”-shton ai. Një nga teoritë kryesore midis studiuesve është se kur njerëzve u paraqiten shumë zgjedhje, ata skanojnë alternativat derisa të gjejnë diçka që është “mjaft e mirë”, në këtë rast një ushqim që do t’ju shijojë, pavarësisht nëse është apo jo i preferuari i tyre.
Por kjo nuk është ajo që ndodhi, thotë Krajbish. Nëse ky model do të ishte i vërtetë, njerëzit do të hiqnin dorë nga kërkimi sapo të gjenin një ushqim mjaftueshëm të mirë. Por rezultatet treguan se pjesëmarrësit zgjodhën ushqimin e fundit që panë vetëm në rreth 45 për qind të kohës.
Në vend të kësaj, ajo që ndodhte më shpesh ishte se njerëzit shikonin shpesh artikujt, duke shkuar para dhe prapa ndërmjet tyre, derisa një artikull të dallohej nga të tjerët – shpesh ishin ushqimet e gatshme ato që njerëzit shikonin më shumë.“Njerëzit bënë një zgjedhje kur arritën në përfundimin se opsioni më i mirë, ishte mjaftueshëm më i mirë se sa opsioni tjetër shumë më i mirë”- tha ai.
Vendi ku ushqimet shfaqeshin në ekran – majtas apo djathtas, lart apo poshtë – nuk luante shumë rol në vendimmarrjen e njerëzve. Pjesëmarrësit filluan shpesh të shihnin në pjesën e sipërme dhe në të majtë të ekranit, dhe pastaj shihnin nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë – por vetëm në një masë të kufizuar. /Bota.al