Liga Unike vulos zyrtarisht çeljen e aktivitetit të përbashkëtbasketbollistik. Tashmë në protokollet e ndeshjeve janë firmosurrezultatet e tre sfidave të para, zhvilluar në Rahovec.
Ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Gogës, Sigal Prishtinës, KB Ylli, Rahovecit dhe Pejës, janë ndeshur midis tyre, duke përcaktuar ekipet gjysmë-finaliste.
Emocioni i çeljes, vazhdon të jetë në kulm në të dyjakampet, andej dhe këtej kufirit. Gjithçka do të kulmojë nëpërcaktimin e Kampionit historik të kësaj lige kaq unike. Nëpallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në datat 13 dhe 14 Prill.
Realizimi i kësaj ëndrre të shumëpritur, anagazhon dhetërheq pas vetes, lojtarë në fushë dhe jashtë saj,grupe pune, gjyqtarë, trajnerë, komisarë, sponsorë, mediume të ndryshme.
Tre gjyqtarë dhe dy komisarë nga Shqipëria kanë firmosurprotokollet e para, shumë të tjerë do të pasojnë në ndeshjet nëvazhdim.
Sa na gëzon fakti që historia e kësaj lige po shkruhet, aqdhe na detyron ta shkruajmë mirë e mbarë!
Falenderues, për të gjithë ekipet pjesmarrëse, drejtuesit e tyre dhe çdo aktor që Ligën Unike do ta bëjë faktor!
Suksese me zemër,
Fituesi kësaj here është BASKETBOLLI…!