Ballina Rajoni Turqia nis fushatën e vaksinimit për të nxitur turizmin

Turqia nis fushatën e vaksinimit për të nxitur turizmin

 

 

Turqia ka nisur një fushatë vaksinimi për profesionistët e turizmit për të nxitur një industri jetësore për vendin, e cila u godit rendë nga pandemia e Covid-19 në vitin 2020.

Programi mbulon aktorët kryesorë në industrinë e turizmit, duke përfshirë punonjësit e ambienteve të akomodimit dhe restoranteve, personelin në ndërmarrjet që ofrojnë automjete për turne dhe transferime dhe guidat turistike.

Mbi 1 milion punonjës të industrisë së turizmit do të vaksinohen gjithsej si pjesë e planit.

“Do të jetë një rritje e madhe për industrinë dhe një zhvillim i rëndësishëm në lidhje me imazhin e Turqisë dhe programin e sigurt të turizmit që ne po promovojmë,” tha Volkan Yorulmaz, një anëtar bordi i Shoqatës së Menaxherëve Profesionalë të Hoteleve të Turqisë./Ekathimerini