Ballina Aktualitet Reagim i kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj/ Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk...

Reagim i kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj/ Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk ishte i rrezikuar nga shqiptarët!

 

Nga Adem Lushaj

Vlerësimi i bërë nga Federata panevropiane “Europa nostra”, i cili manastirin e Deçanit e fut në mesin e shtatë monumenteve kulturore të rrezikuara, ka nxit reagimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Deçanit. Ndaj këtij vlerësimi ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se manastiri i këtij qyteti, çdoherë ka qenë i ruajtur nga vet banorët, sikurse që po ruhet edhe tash. Gjithnjë sipas Ramosaj, çdo incident i ndodhur deri më tash, kanë ndodhur se ishin të planifikuara nga vet  personeli i manastirit. Ramosaj, po ashtu ka thënë se deçanasit janë të interesuar të jetojnë në harmoni me manastirin, si dhe të zhvillojnë konceptin e zhvillimit ekonomik të kësaj komune. Përmes postimit të tij, Kryetari Ramosaj ka thënë: “Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kanë vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë. Synim i yni është realizimi i konceptit për Zhvillim Ekonomik. Përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me një mirëqenie me të lartë ekonomike. Kaq e thjeshtë është! Asgjë përtej kësaj!

Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbështesin kauzat e sëmura të manastirit, janë që t’a ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.

E kemi theksuar gjithmonë, sot e tërë ditën, se jemi përkujdesur e zotuar që të jetojmë në harmoni me personelin e manastirit të Deçanit! Andaj, mos investoni të jetë ndryshe.

E them me përgjegjësi të lartë se, asnjëherë Manastiri i Deçanit, nuk është kërcënuar nga qytetarët shqiptarë të Deçanit. Përkundrazi, është mbrojtur e ruajtur historikisht!

Po ashtu, me përgjegjësi të madhe e them se çdo incident, që nga 2005, e deri më tash, i ndodhur në Manastir, është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar, nga vet personeli i manastirit.

Për këtë që e themi, kanë të dhëna edhe institucionet e sigurisë, si: KFOR-i, Policia e Kosovës,… dhe kjo dëshmohet, edhe nga raportet e KKSB-së.

,,Europa Nostra” e gjithë të tjerët, duhet ta dijnë se në këtë qytet, kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare serbe, ushtruar mbi shqiptarët.

Ne, jemi të përkushtuar të jetojmë ne harmoni e në paqe më të gjithë ata që e duan këtë qytet,

në të cilin gjendet edhe trashëgimia botërore e quajtur Manastiri i Deçanit, i ndërtuar dhe i ruajtur, nga vet ne”.