Ballina Kulturë “Met Gala” do të mbahet më 13 Shtator

“Met Gala” do të mbahet më 13 Shtator

 

 

Si shumë ngjarje të cilat vitin e kaluar u anuluan, edhe evenimenti Met Gala u shty për shkak të Covid-19.

Por këtë vit kjo ceremoni do të mbahet në datën 13 Shtator. Met Gala është ndër eventet më të rëndësishme në fushën e modës ku paraqiten dizajnet më unike të stilistëve më të famshëm botërorë.

Amanda Gorman, poetja e re e cila u bë e njohur në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden në Janar të këtij viti, pritet të jetë edhe e ftuara special e “Met Gala”.

Ceremonia u shty për në shtator me shpresën se deri atëherë situata me pandeminë do të përmirësohet. Detajet janë të kufizuara, pa ndonjë temë zyrtare.

Tema e ekspozitës së Institutit të Kostumeve të vitit të kaluar ishte “Rreth kohës, moda dhe kohëzgjatja”, frymëzuar nga Virgina Woolf dhe filozofi francez i shekullit të 20-të Henri Bergson. Fillimisht tema synonte të përkonte me 150 vjetorin e Met Gala.

Siç e dimë, shumë njerëz të famshëm që kanë fat të marrin pjesë në këtë ngjarje kalojnë muaj të tërë duke punuar për të përsosur pamjen e tyre.